• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ U godit për vdekje nga betonierja, ky është shqiptari 36-vjeçar që humbi jetën në Itali! Familja në gjendje shoku
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKOHET FOTO/ U godit për vdekje nga betonierja, ky është shqiptari 36-vjeçar që humbi jetën në Itali! Familja në gjendje shoku

20 November, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Hetimet për vdekjen e punëtorit shqiptar gjatë aksidentit teksa kryente punime ndërtimi dhe u godit nga betonierja në Pozallo (Ragussa) të Italisë, po vijojnë nga autoritetet për të zbardhur dinamikën dhe kushtet e sigurisë. 

Artur Deliu, nga Tirana, por prej vitesh emigrant në vendin fqinj, humbi jetën tragjikisht, kurse një koleg i tij u plagos në gjendje të rëndë. 

Mediat italiane kanë zbuluar edhe foto të 36-vjeçarit shqiptar, teksa komuniteti vendas dhe ai shqiptar kanë nisur mbledhjen e fondeve për të ndihmuar familjen me procedurat dhe përballimin e ceremonisë mortore dhe situatës. 

Deliu mësohet se ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ndërkohë që familjarë të tij kanë udhëtuar nga Shqipëria për në Itali për të ndjekur procedurat. 

Mediat raportojnë se ata po kujdesen për shërbimin mjekësor të një prej fëmijëve të 36-vjeçarit, pasi dhimbja dhe gjendja e shokut është e madhe. 

Arturi do të varroset në Shqipëri, në Tiranë, qytetin e tij të lindjes. Punëtori fatkeq kishte qenë në Itali për disa vite, fillimisht në Breshia dhe më pas u zhvendos në Siçili. 

“Familja e punëtorit shqiptar ndodhet në Itali për të ofruar trajtim për njërën nga dy vajzat e tij”, informon media italiane. 

Deliu u godit aksidentalisht nga krahu mekanik i hekurit të betonierës, gjatë procesit të hedhjes së betonit në çatinë e një objekti në ndërtim. 

Ndërkohë, hetimi vazhdon. Ata po verifikojnë nëse pajisjet ishin në gjendje të mirë pune, nëse ishte kryer mirëmbajtje dhe nëse pompa e betonit i ishte nënshtruar kontrolleve periodike për të siguruar efikasitetin dhe sigurinë e saj. 

Megjithatë, kontrolle po kryhen edhe në kantierin e ndërtimit, ku duhet të përcaktojnë nëse janë ndjekur rregulloret për të siguruar sigurinë e punëtorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS 7 ORËSH TAKIM/ Rama largohet nga kryeministria, makina e Ballukut ndodhet në vend
Previous article PAS KRITIKAVE NË RRJET PËR NJËRI-TJETRIN/ Trump takim me Mamdanin nesër në Shtëpinë e Bardhë

s.autor

Postime të ngjashme

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë Aktualitet

ARRESTOHET 70-VJEÇARI NË HAS/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë në banesë

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda Aktualitet

NË KËRKIM NGA SPAK PËR DOSJEN "PLUMBI I ARTË"/ Ekstradohet nga Gjermania ish-sekretarja e gjykatës Denada Toda

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit Aktualitet

PROPOZOI KUVENDIN KOMBËTAR/ Edviol Kulluri: Çdo gjë do të dalë nga sheshi! Do t’i ngre padi kryeministrit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT