Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit, pasi siguronte armë dhe i tregtonte ata për llogari të grupeve kriminale. 38-vjeçari Lorenc Luku kishte përshtatur banesën e tij për riparimin dhe për shitjen e armëve, municionit luftarak dhe sendeve të tjera që dyshohet se siguroheshin për t’u përdorur nga grupe kriminale.
38-vjeçari rezulton i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje.
38-vjeçari Lorenc Luku u arrestua në Durrës pasi modifikonte dhe riparonte armë që më pas ua shiste grupeve kriminale. Report Tv sjell foton e Lorenc Lukut, i cili më parë rezulton i dënuar për armëmbajtje pa leje.


