Ky që shihni në foto është shqiptari Altin Allmuça, autori i vrasjes së dyfishtë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Athinë.
Fotot tregojnë autorin e vrasjes, që si fillim qëlloi për vdekje të dashurën e tij, 45-vjeçaren Lulieta Obzova dhe më pas u vetëvra.
Sipas burimeve, Allmuça merrej me sportin e boksit.
Çifti nuk kishin lidhje martesore, por marrëdhënia e tyre ishte e shoqëruar me konflikte, gjë që bëri që autori, nga xhelozia, të qëllonte 45-vjeçaren dhe pastaj veten.
Burimet i thanë Top Channel se çifti pati një sherr jashtë hyrjes së pallatit dhe në vazhdim 50-vjeçar nxori një pistoletë dhe shtiu disa herë me të mbi 45-vjeçaren, duke e lënë të vdekur në vend në korridorin e ndërtesës.
Pak më vonë, me të njëjtën armë i dha fund edhe vetes, duke u qëlluar në kokë. Arma u gjet nën trupin e viktimës, ndërsa mjeku ligjor që këqyri trupat tha se bëhet fjalë për ekzekutim dhe vetëvrasje.


