Ky është Pëllumb Shpati, të cilit i vendosën tritol në banesë. Ai është me detyrë shef i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër. Si pasojë e këtij shpërthimi janë shkaktuar dëmtime në banesën e tij si edhe është dëmtuar automjeti i tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.



