• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHET FOTO/ Kush është Lulzim Visha, që mbeti i vrarë në Kamëz
Home
Breaking News

PUBLIKOHET FOTO/ Kush është Lulzim Visha, që mbeti i vrarë në Kamëz

25 January, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Personi që shihni në foto është 48-vjeçari, Lulzim Visha që mbeti i vrarë mëngjesin e së premtes sapo doli nga banesa e tij në Zall Mner të Kamzës.

Viktima po lëvizte me makinën e postës private ku punonte, kur autorët i prenë rrugën me një fuoristradë tip “Porche” ngjyrë gri dhe hapën zjarr ndaj tij duke e lënë të vdekur në vend.

Dy persona mendohet të kenë marrë pjesë në këtë ngjarje, të cilët pasi janë siguruar se kanë eliminuar 48-vjeçarin, janë larguar në drejtim të Zall Herrit aty ku dhe dogjën makinën së bashku me armën e krimit.

Nga verifikimet e policisë, automjeti rezulton i vjedhur në Elbasan në vitin 2022, ndërsa targat janë vjedhur në Kamzë dy vite më parë.

Nga hetimet e deritanishme, policia po verifikon disa pista, qoftë të ndonjë konflikti të mundshëm të viktimës kohët e fundit, apo të familjarëve të tij.

Për ngjarjen në pyetje janë marrë disa persona, ndërsa janë ushtruar kontrolle në disa zona të qytetit të Kamzës. Mes tyre dhe një shtëpi fare pranë vendit ku u ekzekutua 48-vjeçari, ku policia arrestoi një 37 vjeçar, të identifikuar si Eduart Lami.

Sipas uniformave blu, në banesën që përdorej nga i prangosuri dhe kushëriri i tij, Ervis Lami tashmë i shpallur në kërkim u gjet një armë zjarri automatike me silenciator dhe municion luftarak, 15 copë fishekë luftarak, një sëpatë, një thikë, dhe 4 gëzhoja arme.

Të gjitha këto sende janë dërguar për ekzaminim, për të mësuar nëse janë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRAU GRUAN RUMUNE ME ÇEKIÇ/ Apeli “vulos” dënimin, ja sa vite burg do vuajë Avni Meçja
Previous article NDARJA NGA JETA E KRYEPESHKOPIT JANULLATOS/ Përfundon mbledhja e Sinodit të Kishës Ortodokse! Ja vendimet që u morën

s.autor

Postime të ngjashme

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë Breaking News

MBLIDHET SOT GRUPI I PS/ Në fokus integrimi në BE dhe investimi në Zvërnec! Axhenda e plotë

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT) Aktualitet

"MASHTRUESA..."/ Si nisi sherri mes 3 vëllezërve Bushgjokaj e Petit Çakrit (BISEDAT)

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta Aktualitet

PARASHIKIMI PËR SOT/ Mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT