Viktimë e atentatit të ndodhur sot pranë Aeroportit të Rinasit dyshohet se është Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit. I plagosuri tjetër është me mbiemrin Muça. Makina luksoze ndaj të cilit yu qëllua me breshëri plumbash është në pronësi të Elvis Kosovës, emër i njohur për autoritetet.
Makina ishte e blinduar, ndërkohë që ndaj Danit është bërë atentat dhe dy herë më parë, por mbeti i plagosur. Ngjarjet ndodhën në vitet 2011 dhe në 2015. Dani ishte pjesë e grupit të Shullazit, dhe u lirua në vitin 2023 pasi kreu 3/4 e dënimit për gjobëvënie.


