Është publikuar fotoja e policit Lorenc Gropa i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme. Gropa ishte pjesë e Trupit të Shërbimit të Patrrullës së Pëgjithshme pranë Komisariatit të Fierit.
Polici u fut në kurth bashkë me kushërinjtë e tij nga një agjent i infiltruar nga AMP. Raportohet se AMP-ja, përmes një prej agjentëve të saj, ka bërë blerje të stimuluara të lëndës narkotike në lokalin ku shitej droga në Patos, për t’i kapur më pas autorët në flagrancë.
Ai akuzohet se është pjesë e grupit të personave që shisnin lëndë narkotike, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në ambientet e një bar kafe, në Patos.
Pasi u krye kontrolli i banesës së policit, u sekuestruan për provë materiale një qese pluhur i bardhë (kokainë) e cila peshonte rreth 41,25 gramë, 2 cigare me hashash, dy peshore për të peshuar drogën, një armë zjarri tip TT, një armë zjarri e llojit Karabinë dhe 11 aparate celularë.