• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PUBLIKOHEN SHIFRAT/ 1.5 milionë  turistë në portet e Shqipërisë në vitin 2018, 51% më shumë…
Home
Ekonomi

PUBLIKOHEN SHIFRAT/ 1.5 milionë turistë në portet e Shqipërisë në vitin 2018, 51% më shumë…

28 April, 2019 k.autor Ekonomi

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar në portet e vendit tonë në vitin 2018 është rritur me 51% krahasuar me vitin 2013.

Sipas të dhënave nga Ministria e Brendshme për transportin detar në vitin 2018 në vendin tonë kanë hyrë 1.52 milionë udhëtarë, ndërsa në 2013 1.01 milionë udhëtarë.

“Është e rëndësishme të theksohet se kemi një rritje prej 162% të shtetasve të huaj krahasuar me vitin 2013. Në 2018, 33% e udhëtarëve që kanë hyrë janë shtetas italianë, të ndjekur nga britanikët, polakët dhe gjermanët”, theksohet në raportin e Ministrisë së Brendshme.

Një tjetër aktivitet që kryhet në portet tona është edhe transporti i mallrave, ku një tregues i rëndësishëm është numri i kontenierëve që janë përpunuar.

Sipas këtij raporti: “Në 2013 janë përpunuar 109 mijë kontenierë, ndërsa në 2018 135 mijë kontenierë, pra 23% më shumë. Pasqyrimi i këtij volumi të shtuar reflektohet edhe më shumë në vlerën e eksportit. Krahasuar me vitin 2013 vlera e produkteve shqiptare të eksportuara ishte 26% ose 600 milionë euro më shumë”.

Porti i Durrësit është pika kryesore e transportit detar shqiptar. Pozicioni shumë i favorshëm gjeografik e bën atë portin më të madh në vend dhe ndër më të mëdhenjtë në detin Adriatik dhe Jon, dhe një nyje shumë të rëndësishme për tregun ndërkombëtar.

Infrastruktura operacionale e Portit të Durrësit përbëhet nga 11 kalata. Mallrat kryesore që përpunohen në port janë mallrat e përgjithshme drithëra, kontenierë, tragete, minerale etj. Porti i Durrësit ka aktualisht 78% të tregtisë detare në nivel kombëtar.

Porti i Durrësit është gjithashtu një vendndodhje kyçe për rrjetet e trageteve dhe tranzitin e pasagjerëve, duke i dhënë Durrësit një pozicion strategjik në lidhje me Korridorin VIII, që do lehtësojë tranzitin e pasagjerëve dhe mallrave në kontinentin Europian.

Ndërkohë që Porti i Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës janë tre portet e tjera të vendit, me impakt më të madh në transportin e pasagjerëve, por jo vetëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHPËRNDANTE DOZA KOKAINE/ 24 vjeçari nga Memaliaj e pëson kur...
Previous article BARAZIMI NË DERBIN E ITALISË/ Shikoni si festoi Spalletti me shqiptarët para Juventusit (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina Ekonomi

VENDOSEN ÇMIMET E REJA/ Ja sa do të shiten nafta e benzina

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS VENDOS ÇMIMET E REJA TË KARBURANTEVE/ Ja me sa do shiten nafta dhe benzina

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë? Ekonomi

BUXHETI 2027/ Bizneset i kërkojnë qeverisë uljen e TVSH-së dhe lehtësira në taksa, çfarë pritet të ndryshojë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT