• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKOHEN PËR HERË TË PARË QELIZAT TELEFONIKE/ Ku ndodhej vëllai i Fatmir Xhafajt, kur u regjistrua audio-montazhi?
Home
Breaking News

PUBLIKOHEN PËR HERË TË PARË QELIZAT TELEFONIKE/ Ku ndodhej vëllai i Fatmir Xhafajt, kur u regjistrua audio-montazhi?

24 February, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Analizimi i qelizave telefonike, bën pjesë ndër provat më të forta shkencore pasi është thuajse i pamundur manipulimi dhe që shkon përtej çdo fakti.

“Dita” ka publikuar sot për herë të parë një nga provat shkencore më hartën e intenerarit të ndjekur nga njëra anë e shtetasve Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, si dhe nga ana tjetër nga shtetasi Agron Xhafaj më 24 tetor 2017, në ditën kur pretendohet nga “selia blu” se është kryer audio-regjistrimi “Babale”.

Për herë të parë, po përcjellim grafikun e lëvizjes ku me ngjyrë blu është shënjuar lëvizja e Agron Xhafajt dhe me ngjyrë portokalli lëvizja e shtetasve Jetmir Ooldashi dhe Albert Veliu, i njohur tashmë si “Babalja”.

Ky i fundit, në deklarimin e tij në prokurori, në një nga versionet që ka paraqitur para organit të akuzës, ka pretenduar se takimi në momentin që është bërë regjistrimi është zhvilluar në orën 17:30 te lokali Agron Xhafajt në Vlorë.

Ndërkohë, referuar të dhënave që konkludojnë nga analizimi i qelizave telefonike, po në këtë orë, ai dhe gazetari Jetmir Olldashi janë duke udhëtuar nga Vlora për në kryeqytet, ku pikërisht në atë orë lokalizimi i tyre rezulton në unazën e madhe të Tiranës.

Po në këtë kohë, siç mund të shihet edhe nga grafiku, Agron Xhafaj gjendet në Lushnjë, çka hedh poshtë versionin e parë të deklaruar nga “Babalja”.

Ndërkohë, nga ana tjetër avokatët e ish deputetit Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi, kanë dëshmuar një version të ri.

Ata kanë pretenduar se takimi mes tyre është zhvilluar në orarin 12:30 – 13:45 po te lokali i Agronit në qytetin e Vlorës.

Ky version rrëzohet lehtësisht po nga analizimi i qelizave telefonike ku celularët e gazetarit Olldashi dhe denoncuesit “Babale”, në atë fashë orari janë loguar larg zonës ku pretendohet.

Siç mund të vërtetohet nga grafiku, përkatësisht në orën 12:46 ata gjenden në Orikum, ndërsa në orën 13:47 kanë mbërritur te Marina në Lungomare dhe në orën 14:22 gjenden në Mifol, në dalje të qytetit të Vlorës.

Nga ana tjetër, po qelizat telefonike vërtetojnë se shtetasi Agron Xhafaj, në orën 12:45 gjendet në qytetin e Vlorës, në orën 13:45 gjendet në dalje të qytetit dhe në orën 14:27 antenat e telefonit e lokalizojnë në qytetin e Fierit, përkatësisht të paktën 40 km larg nga vendtakimi i pretenduar nga ish deputeti Ervin Salianji.

Nga i gjithë analizimi i të dhënave, rezulton se shtetasit Agron Xhafaj dhe Alber Veliu kanë qenë në distance të largëta në harkun kohor kur pretendohet nga “selia blu”, duke rrëzuar të gjitha deklaratat e ish ligjvënësit Ervin Salianji dhe kryedemokratit Lulzim Basha të cilët kanë thënë se më 24 tetor këta dy shtetas janë takuar.

Më poshtë po pasqyrojmë edhe grafikun e plotë me skemën e lëvizjes për secilin nga personat:

Albert Veliu dhe Jetmir Olldashi, 24 tetor 2017, itinerari Tiranë – Vlorë – Tiranë

Itineraret e A.Xhafaj dhe A.Veliu 24 tetor 2017, vendndodhja në orarin 11.00 me 17.00

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BETEJA E PORTOKALLEVE"/ Italianët nuk tremben nga koronavirusi, 15 mijë njerëz në aktivitet
Previous article ALFRED PEZA/ 2 marsi, dita kur ndahet pragmatizmi nga ekstremizmi politik!

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET/ Bulevardi plot, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë Aktualitet

PROTESTË PËR DISA ORË PARA KRYEMINISTRISË/ Qytetarët nisin marshimin, ja rrugët që do të bllokojnë

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit Aktualitet

I NDODH AJO QË NUK E PRISTE/ Nuk i kishte deklaruar te autoritetet përkatëse, i sekuestrohen 25 mijë euro italianit në Portin e Durrësit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT