Publikohen pamjet e operacionit “Plumbi i artë” i finalizuar nga Policia e Shtetit pak ditë më parë pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe “ushtarit” të tij Henrik Hoxhaj.
Në pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit në bilancin e një jave duken punonjësit e policisë të armatosur deri në dhëmbë që kryejnë kontrolle në ambiente të ndryshme si dhe momenti i shoqërimit të një prej personave të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.


