E njohur si “Sasa” e serialit “O sa mirë”, Adriana Matoshi është një nga aktoret më të njohura shqiptare, teksa në rol ka rënë në sy karakteri i saj ekspresiv që nxehet shpejt.
Por edhe në jetën reale aktorja duket se ka karakter të njëjtë, pra bëhet menjëherë nervoze e këtë e kanë vërtetuar mesazhet me regjisorin e serialit Ard Islami.
Ky i fundit i ka bërë publike mesazhet me Adrianën e cila i shkruan se nuk mund të arrijë për në prova e më pas nxehet dhe shan.
“Ja shikoni si nervozohet kolegia”, shkruan Ard Islami në foton e publikuar në Instastory teksa etiketon edhe aktoren e cila nuk dihet si do reagojë tani që regjisori ja bëri publike mesazhet.