24 persona janë arrestuar në Tiranë për drogë në kuadër të “Tempulli 4”. Drejtori i Policisë së Tiranës Tonin Vocaj bëri me dije se 9 persona janë të arrestuar më parë, ndërsa 15 janë arrestuar në fazën finale të operacionit.
Vocaj bën me dije se 4 të tjerë janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.
Gjatë operacionit “Tempulli 4” policia ka sekuestruar 1.8 kg kokainë, 14 kg hashash dhe 350 doza ekstazi dhe LSD, drogëra sintetike që shiteshin pranë shkollave dhe lokaleve të natës në Tiranë.


