• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PUBLIKIMI I PAGAVE/ Njësia e Specializuar “C” identifikon punonjësin që hyri në server pa autorizim nga shefat
Home
Aktualitet
Kronikë

PUBLIKIMI I PAGAVE/ Njësia e Specializuar “C” identifikon punonjësin që hyri në server pa autorizim nga shefat

29 December, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Duket se do të ketë një person ndaj të cilit do vihet gishti pë publikimin e databazës me të dhënat e pagave të punonjësve shqiptarë.

Hetimi është mbyllur me fazën e pyetjes së specialistëve dhe shefave të IT në dy institucionet, Tatime dhe ISKSH.

Njësia “C” e specializuar për krimet kibernetike dhe Prokuroria e Tiranës, tashmë kanë administruar dhe kallëzimin penal të Ministrisë së Financave. Ndërsa gjatë kësaj faze, është arritur të ngrihen dyshime të forta mbi një specialist IT.
Punonjësi, emri i të cilit nuk bëhet publik për arsye hetimi, rezulton të ketë hyrë gjatë periudhës Janar – Prill 2021 e në vijim, në serverin ku mbahen të dhënat e pagesave mujore të punonjësve shqiptarë dhe të huaj. Ky punonjës është mes 10 zyrtarëve të IT-së, që janë marrë në pyetje për këtë çështje.

Hyrja e tij në serverin ku mbahen të dhënat e rrogave mujore është faktuar, por nuk është pranuar nga ana e tij, që të jetë ai personi që ka kopjuar informacionin.

Deri në këtë fazë të hetimit, njësia policore “C” dhe prokuroria e Tiranës, kanë arritur të faktojnë futjen në server të këtij specialist IT në mënyrë të paautorizuar.

Sipas rregullores së Tatimeve çdo punonjës IT duhet të futet me “Username” në serverin e rrogave, duke pasur një autorizim të posaçëm me E-Mail apo qoftë dhe me dokument shkresor.

Njëherësh dhe me autorizimin jepet dhe arsyeja dhe qëllimi i futjes në sistemin e pagave mujore.

Specialisti i “IT”, ka hyrë në mënyrë të paautorizuar prej shefave të tij dhe për pasojë ai dyshohet nga policia dhe prokuroria se ka kryer kopjimin e 637 mijë pagesave të qytetarëve shqiptarë dhe të huaj.

Në total deri në këtë fazë të hetimit janë marrë në pyetje 10 persona, ndërsa çështjes i është bashkangjitur dhe kallëzimi penal i ministrisë së Financave dhe disa qytetarë të tjerë.

Nga veprimet e kryera deri në këtë moment rezulton se “Username”, për të pasur akses hyrje në servera, ku mbahen të dhënat e pagesave mujore, e kanë pasur shumë persona.

Por këta individë nuk kishin mundësi teknike për të kryer marrjen e dhënave në formatin që kanë dalë në publik. Pasi është marrë databaza qendrore, ku janë numrat e ID, pozicioni i punës, kompania etj. Në ditët në vazhdim pritet të mësohet edhe emri i të dyshuarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HISTORIA E DHIMBSHME/ Thirrja e 20-vjeçarit: Më ndihmoni që të mos humbas dritën e syve
Previous article DONALDI DEL NGA VETJA/ I bie murit me grushte dhe përplas gjërat, kjo është arsyeja (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë Aktualitet

TETË VATRA ZJARRI AKTIVE/ Vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth... Aktualitet

TRITOLI I SHKATËRROI SHTËPINË/ I kërkuari Ylli Zalla sfidon blutë me një video-mesazh para banesës: Po më ngrenë kurth...

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit Aktualitet

AFATET/ Hapen aplikimet për 300 vende të reja në Policinë e Shtetit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT