PSG dhe Bayern Munich kanë vazhduar me fitore në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, pas fitoreve ndaj Anderlechtit, përkatësisht Celticut.
Skuadra franceze, PSG ka shënuar edhe fitoren e katërt nga katër takime në Grupin B, pas fitores 5:0 ndaj Anderlechtit.
Golat për skuadrën franceze në këtë takim i shënuan Verratti, Neymar dhe Kurzawa ‘hat trick’.
Pas kësaj fitoreje PSG ruan vendin e parë më 12 pikë dhe siguron kalimin në fazën tjetër, ashtu sikurse edhe Bayern Munich që mposhti 1:2 Celticun në udhëtim, me golat e Kingsley Coman dhe Javi Martinez, ndërsa për vendësit shënoi McGregor.
Pas kësaj fitoreje Bayern mbetet në vendin e dytë më nëntë pikë dhe siguron po ashtu kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.