Ndërkohë teksa po fliste për rikthimin e tij ai ka përmendur edhe rikthimin e Papadreut në Greqi duke thënë se kur pa vendimin tim vendosi edhe ai që të rikthehej në skenën politike.

A do e lërë derën e blinduar për mbështetësit e Berishës?

“Ai kur më pa mua, tha; pse nuk kthehem edhe unë”/ Berisha tregon variantin e tij pse u kthye në PD: Edhe miku i Ramës, Papandreou vendosi që…Dera e blinduar e hequr mund të mbetet diku si instalacion po ato dyer nuk blindohen më kurrë. Nuk përjashtojmë asnjë njeri.

Si do e joshë pjesën gri të demokratëve?

Do të joshet së pari me një frymë krejt tjetër të PD. Do të jetë parti e votës së lirë, e forumeve, e ligjeve. Do bëjmë ccdo gjë për shuarjen e sherreve. U bëj thirrje të shtrijmë dorën e të pajtohemi me demokratët që u ndamë.

A do ia hapë derën Yuri Kim?

Dera e PD është e hapur për vendet mike e ccdo diplomat. Zonja Kim duhet të kërkojë falje, ajo ka fyer rëndë demokratët. Rikthimet nuk janë dëshirë njerëzore. Shikon edhe mikun e Ramës në Greqi.  Kur Papandreu me pa mua tha “Kur u rikthye Berisha pse mos rikthehem dhe unë”. KLAN