Pjesë nga intervista
Kokëdhima: Më vjen shumë keq që mendoni se kam ndonjë prishje personale për këtë çështje. Shkaqet janë vetëm politike. Axhenda ime e ndryshme nga e tija. Unë doja që PS të behej demokratike, vendimmarrja të buronte nga poshtë, e hapur… Nevoja e tij për të penguar demokratizimin e PS,kjo është e vetmja arsye që u prishëm. Rama e ka marrë premtimin tim që në 2003 deri në 2007, unë e kam mbështet Ramën vetëm që ai të modernizonte të majtën dhe shtetin shqiptar. Kurrë nuk kam pasur interesa të tjera. Zgjedhjet në zonat që drejtova unë ishin model. Kurrë nuk lejova të manipulohej një votë.
Blendi: A manipulojnë, vjedhin, votat PS?
Kokëdhima: PD dhe PS manipulojnë dhe vjedhin çdo palë zgjedhje.
Blendi: Si bëhet vjedhja?
Kokëdhima: Në çdo fashat të Shqipërisë, ka dy praktika, mbushin kutitë nëpër komisione ose deformojnë kutitë gjatë transportimit.
Blendi: Po blerja e votave?
Kokëdhima: Blihet me lekë. Me sekserët e partive. Në 100 mënyra, i paguajnë dhe i marrin kartat e ID. Ose në 100 forma të tjera… Unë nuk jam i përzënë nga askush, unë kam refuzuar marrëveshje me Ramën.


