• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PSE PS E MERITON MANDATIN E 3″/ Peza: Votimi i PD sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave. LSI, partia me më pak mbështetje
Home
Intervista

“PSE PS E MERITON MANDATIN E 3″/ Peza: Votimi i PD sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave. LSI, partia me më pak mbështetje

12 October, 2020 F.autor Breaking News, Intervista, Politikë

Sekretari i Marrëdhënieve me Mediat në PS, Alfred Peza i ftuar në studion e Report Tv ka folur për zhvillimin e fushatës së PS si dhe për përplasjet e fundit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama.

Peza deklaroi se Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit dhe është bërë pjesë aktive e fushatës së partisë së tij, pasi ajo ka më pak mbështetje.

“Meta është zhveshur nga kostumi i presidentit. Halli më i madh i Metës është defaktorizimi i partisë së tij. Ai është bërë pjesë a ktive e fushatës së partisë. LSI partia me më pak mbështetje. Partia e tij del humbëse sipas sondazheve. Meta e ka partinë e tij LSI e ka krijuar në 2004, e kemi festuar dhe 16 vjetorin. Nuk besoj se është kjo gjë thjesht ka qenë gjuha e përdorur. Meta e bëri këtë deklaratë në vazhdën e asaj që po analizonim“, tha Peza.

Fokusi i PS është fushata elektorale, kurse sa i përket mosndryshimit të kryesisë së PS, Peza tha se ky ka qenë vendim politik i Ramës.

“Fokusi i PS fushata elektorale, dhe mandati i 3. Vendimarrjet serioze të rëndësishme të një partie nuk ndikohen nga një deklaratë sporadike e njërit. Nuk mund të ndikohet një parti politike si PS me 75 mandate, partia më e madhe në Shqipëri nga një deklaratë e kujtdo. Vendimarrjet janë gjëra shumë serioze të pjekura dhe të studiuara“, tha ai.

Duke komentuar votimet e anëtarësisë së PD  për kandidatët për deputetë, ai e ka quajtur këtë një proces qesharak, që do të sjellë armiq brenda partisë. Gjatë intervistës shtoi se procesi është banalizuar deri në atë pikë sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave dhe kjo sipas tij është shumë e dëmshme.

“Nëse ka një gjë më qesharake se kjo  që po bën PD. Na vjen në favor. Pse? Po  flas shumë hapur si qytetar. Të përzgjedhësh 6000 mijë kandidatura për deputet do të thotë të zgjedhësh 3 kandidaturë në secilin prej 2 mijë fshatrave. Imagjino ta shndërrosh procesin e ta banalizosh deri në këtë pikë sikur po zgjedh kryepleqtë e fshatrave është më e dëmshme sesa thjesht për partinë.

Ke 5000 kandidatura që eleminohen armiq dhe kundërshtarë. kjo është e dëmshme . A ke gjet ndonjë shqiptarë të bëjë dikë më të mirë se veten, edhe sikur ai të jetë Anshtanj? Kandidati më i  dobët në Shqipëri që s’ka bërë dot asnjë fuksion tjetër politik. Kjo është në disfavor. Procesi u bë qesharak përveç dhunës në Kamëz, që tregon fytyrën e vërtetë të PD ka dhe problemin tjetër a ke dëgjuar të ftohet të votojë kundër. Ti mund të votosh pro, se kush të përfaqëson më mirë”, shtoi ai.

PS i duhet një mandat i tretë thotë Peza dhe kjo për disa arsye, ku më kryesorja janë reformat që ajo ka bërë, të cilat duhet të shkojnë deri në fund. Këtu përmend Reformën në Drejtësi, rindërtimin dhe menaxhimin e situatës Covid. Ai shton se rregulli që çdo 8 vjet duhet të ndryshohet pushteti duhet të prishet.

“Çdo 8 vjet ndryshohet pushteti. Duhet ta prishim këtë rregull. Pse duhet të marrim mandatin e 3. Ka shumë arsye. 3 më kryesoret janë se Ps ka bërë reformat më kryesore. Reforma në drejtësi. Që kjo  reformë të japë frutet e veta do të duhet të vazhdojë me ngritjen e institucioneve, në mënyrë që frutet e saj të jenë afatgjata. I duhet dhënë edhe 4 vjet kohë PS për ta mbështetur.

E dyta sepse ka një program rindërtimi  dhe PS ka treguar se është shumë e zonja për ta çuar deri në fund sepse u pa edhe nga takimi i fondeve. Ka një veçori shumë të madhe fushata e këtij viti dhe bëhet në kushtet e Covid. Në kushte Covid në të gjitha vendet, fudshatat janë zhvendosur në rrjete sociale. Kjo është arsyeja pse PS ka themeluar organizimin e digjitalizimit. Të gjitha nivelet e partisë janë të organizuar nga grupe digjitale. Ne kemi të gjithë strukturën”, shtoi Peza.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article CONTE "MBRET" I PAGAVE NË SERIE A/ Shumë larg debutuesi Pirlo dhe Pioli. Ja lista e trajnerëve
Previous article "A ËSHTË NORMALE QË UN..."/ Olta Gixhari na tregon me këtë FOTO ushqimin që nuk e ka provuar më parë. Ja çfarë është

F.autor

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK Aktualitet

"KRYMI" ZBËRTHEN EPISODET KRIMINALE/ Nga vrasjet me pagesë te paratë e “pluhurit të bardhë” në ndërtime! Si Alibej bashkëpunoi me SPAK

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT