• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE NUK SHKOJNE NE PROTESTA/ Zbulohet shkaku. Ish deputetët e opozitës në kërkim të një pune të re!
Home
Shqipëri

PSE NUK SHKOJNE NE PROTESTA/ Zbulohet shkaku. Ish deputetët e opozitës në kërkim të një pune të re!

5 April, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri, Shqipëri

Vazhdon të thellohet kriza e opozitës shqiptare, e cila rrezikon të shpërbëhet dalëngadalë, para zgjedhjeve lokale të 30 qerhorit. Pas entuziazmit fillestar të djegies së mandateve të të gjithë deputetëve, protestë pas proteste flaka e kashtës politike ka nisur të shuhet.

Sinjalin e alarmit për këtë e dha fillimisht vetë kryetari i opozitës Lulzim Basha kur i tërhoqi vëmendjen ish deputetëve të PD, që të mos qëndronin nëpër kafene me njëri tjetrin, por të viheshin në ballë të protestave dhe të shkonin në bazë për tu takuar me qytetarët sepse “zgjedhjet janë pas dere”.

Por, kanë kaluar disa javë nga atëherë dhe askush nuk duket se ja ka vënë veshin fjalëve të Bashës. Nëpër protesta janë parë vetëm një grusht deputetësh nga 58 që i dogjën mandatet. Përveç Flamur Nokës, Klevos Balliut, Ervin Salianjit, Grida Dumës dhe ndonjë tjetri tek- tuk, syri nuk të sheh më ish deputetë të PD. E njëjta situatë duket edhe në radhët e LSI, ku në protesta sheh vetëm 3-4 deputetët më të rinj në moshë rreth Monika Kryemadhit, ndërsa të tjerët as që duken më.

Burime të Alpenews.al nga PD dhe LSI thanë se pjesa më e madhe e ish deputetëve ose i janë rikthyer punëve dhe profesioneve që kanë patur përpara se të angazhoheshin me kohë të plotë në politikë, ose janë në kërkim të një pune të re.

Profesorët Valentina Duka nga PD dhe Shezai Rrokaj nga LSI, janë dy shembujt e parë të këtij fenomeni. Ata janë rikthyer përfundimisht nëpër fakultetet ku kanë dhënë mësim nëpër universitete, për të mos u kthyer më në selitë e partive si dikur. Ndërkohë që të njëjtën rrugë me ta, po ndjekin edhe shumë ish deputetë të tjerë sidomos ato të rretheve.

Kaq mjafton për të kuptuar sesa e sinqertë ishte opozita jonë kur tha se i dorëzuam mandatet me vullnetin e secilit prej deputetëve, që të jemi si populli, në rrugë për të rrëzuar qeverinë Rama.

Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJALI NË BURG PËR MINAT/ Dyshimet e babait: E kanë përdorur (VIDEO)
Previous article ZBULON ËNDRRËN E FSHEHTË/ Allegri: Duke mësuar kaq shumë gjëra, shpresoj të bëhem si...

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT