• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE NUK NËNSHKRUAT NË OHËR? Aleksandër Vuçiç tregon “alibinë” para gazetarëve
Home
Rajon

PSE NUK NËNSHKRUAT NË OHËR? Aleksandër Vuçiç tregon “alibinë” para gazetarëve

19 March, 2023 s.autor Rajon

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do të zbatojë Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënies me Kosovën deri në “vijat e saj të kuqe”. Një ditë pas takimit të Ohrit, i pari i Serbisë foli për mediat në Beograd, ndërsa theksoi se nuk do të zbatojë asgjë, e cila do t’i jepte Kosovës anëtarësim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nuk do të zbatoj asgjë që ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara apo ndonjë njohje de facto dhe de jure”, tha ai.

Ai tregoi se arsyet, që sipas tij e kanë ndikuar të mos nënshkruajë në takimin e djeshëm në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Republika e Serbisë është shtet i njohur ndërkombëtarisht ligjërisht. Ajo që ata e quajnë Republika e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk dua të bëj marrëveshje juridike ndërkombëtare me të ashtuquajturën Republikën e Kosovës. Do ta keni të vështirë të dëshmoni se ka marrëveshje pa nënshkrim, por pa mëdyshje po flas për vijat e kuqe të Republikës së Serbisë, të cilat kanë të bëjnë në radhë të parë kundër opozitës për njohjen e Kosovës dhe pranimin e Kosovës në OKB. Në mënyrë që askush të mos mendojë se mund t’i imponojë një detyrim ligjor Republikës së Serbisë që nuk e ka pranuar. Pikërisht për këtë nuk kemi nënshkruar atë që BE-ja e quajti marrëveshje, si dhe aneksin. Por, Republika e Serbisë është e gatshme të punojë në zbatimin deri në vijat e kuqe për shumë arsye”, nënvizoi presidenti i Serbisë.

Ai këmbënguli tek krijimi i asociacioni duke thënë se formimi i tij është i domosdoshëm në çdo pjesë ku jetojnë serbët.

“Të gjithë ata që jetojnë në jug të lumit Ibër, jetojnë si në geto. Ata nuk kanë as kornizë institucionale, dhe pa marrë parasysh faktin se po ndërtojmë një spital të madh në Graçanicë, të gjithë duan vetëm të marrin në dorë Mitrovicën e Veriut. Për shkak se ajo mbështetet kundër Serbisë qendrore, atje është më e lehtë për ta. Ne kemi nevojë për ZSO kudo ku jetojnë serbët, por sigurisht shumë më tepër në jug sesa në veri. Kjo u jep serbëve një kornizë institucionale për veprimet e tyre. Përralla të shpikura, mund të bëni çfarë të doni, kjo është e rëndësishme për ne”, theksoi ai.

Vuçiç u pyet nga gazetarët për deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se presidenti i Serbisë nuk ka dashur të nënshkruajë si më 27 shkurt ashtu edhe të shtunën.

Për këtë, kreu i shtetit serb shkakun e gjeti e diku tjetër: “Kam dhembje të padurueshme në dorën e djathtë dhe unë mund të nënshkruaj vetëm me dorën e djathtë. Kjo dhembje do të qëndroj edhe katër vjet tjera”, shtoi ai

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RËNDË/ Shpërthen granata e vjetër, plagosen tre persona që ishin duke punar tokën. Ja çfarë thotë policia për ngjarjen
Previous article "EL CLASICO"/ Barça me fanellë të veçantë kundër Real Madridit, këngëtarja Rozalia: Jam shumë e nderuar

s.autor

Postime të ngjashme

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë Rajon

GJYKATA E HAGËS DËNOI ME 25 VITE HASHIM THAÇIN/ Reagon djali i ish-liderit të UÇK: Ne e dimë historinë, ushtarët tanë e kanë të gdhendur në lëkurë

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së Rajon

FOTOLAJM/ Protestuesit thyejnë xhamat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës pas vendimit ndaj ish-eprorëve të UÇK-së

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë Rajon

"DËNIM SKANDALOZ"/ Grenell shpërthen pas vendimit për Thaçin: Gjykata Speciale të mbyllet, Kurti të veprojë menjëherë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT