• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Pse nuk informoni qytetarët?” Spiropali kapet me gazetaren: S’je përfaqësuesja e kuksianëve
Home
Shqipëri

“Pse nuk informoni qytetarët?” Spiropali kapet me gazetaren: S’je përfaqësuesja e kuksianëve

4 April, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Një debat ka ndodhur në studion e News24 mes gazetares Ola Bruko dhe deputetes socialiste Elisa Spiropali. Ndërsa fliste në studion e News24 në rubrikën “Opinion” për situatën e ndezur, protestat e qytetarëve kuksianë dhe opozitën, Spiropali tha se do ketë një sërë lehtësirash për banorët që kalojnë afër sportelit, por se opozita nuk ua thotë këtë gjë qytetarëve por i nxit për dhunë.

 

Nga ana tjetër gazetarja Bruko e ka pyetur deputeten e PS se përse nuk i informon qeveria qytetarët për lehtësira, se do përfitojnë abone, apo se ku duhet t’i marrin. Por Spiropali i ka thënë gazetares se nuk është përfaqësuese e njerëzve dhe as kuksianëve.

Spiropali: Është bërë një studim për këtë rrugë. Nuk bëhen në studio dhe banaqe analiza se sa kushton një rrugë. Tarifa për një banor të Kukësit është e lartë. Ka një sërë lehtësirash dhe ata banorë që kalojnë afër toll-it sigurisht nuk do paguajnë 5 euro. Këtë opozita nuk ua thotë.

Gazetarja: Pse nuk ua thoni ju njerëzve që do ketë abone, ku duhet të vijnë t’i marrin?
Spiropali: Ju nuk jeni përfaqësuesja e njerëzve, nuk jeni përfaqësuesja e kuksianëve.

Gazetarja: Unë jam përfaqësuese e publikut, nuk përfaqësoj asnjë parti. Jam përfaqësuese e njerëzve, një televizion përfaqëson njerëzit.

Spiropali: Ua kemi thënë kuksianëve. Ajo protestë e qytetarëve dhe nxitja që i bën opozita zjarrvënies nuk kanë arsye. Nxisin urrejtje. Janë deklarata të dënueshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ka dëshirë, por jo gola në Laç. Kualifikimi vendoset në Kukës
Previous article Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë emrin e tij në librat e historisë së Champions League

F.autor

Postime të ngjashme

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë Politikë

GARANCIA EVROPIANE/ Sala: Plani i Veprimit 2026–2030 do të mbështesë rreth 100 mijë fëmijë në nevojë

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë" Breaking News

“DJEGIA E TESERAVE TË PS AKT I TURPSHËM”/ Rama reagon për kundërshtitë ndaj Reformës Territoriale: disa deputetë tanët bënë "tribunin e vegjëlisë"

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me… Politikë

"FLE PESË ORË NË DITË..."/ Rama intervistohet nga Tik-Toker i njohur: Marrëdhëniet më të mira me Melonin, ndërsa me…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT