Një gazetar i BBC i ka drejtuar kryeministrit britanik Boris Johnson një pyetje të cilën ia kishte kërkuar mamaja e tij.
“Përse nuk i kreh kurrë flokët? Madje as kur i drejtohesh popullit apo përfaqëson atë në arenën ndërkombëtare, nuk i kreh flokët”, ishte pyetja që vuri në siklet kryeministrin britanik.
Por përgjigja e Johnson nuk vonoi, duke i thënë gazetarit se ai i kreh flokët, madje ka edhe një krehër në zyrë, ndërsa i dërgoi urimet e tij për Krishtlindjet nënës së gazetarit.
“E bëj. I kërkoj ndjesë. Bëj më të mirën për ta. Të garantoj që I kreh flokët. Madje kam dhe një krehër në zyrë.
Megjithatë dërgoji urimet më të mira mamasë tënde për krishtlindje dhe i kërkoj ndjesë për flokët e mi, por kështu I kam”, tha Johnson.


