• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE NUK HIQNI KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI? Rama: Pasi nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin dhe Uashingtonin
Home
Breaking News

PSE NUK HIQNI KUFIRIN KOSOVË-SHQIPËRI? Rama: Pasi nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin dhe Uashingtonin

27 September, 2021 F.autor Breaking News, Kronikë

Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me studentë në Prishtinë ka folur në lidhje me marrëdhëniet me Shqipërisë dhe Kosovës.

Kreu i qeverisë u shpreh se gjëja e parë ku duhet punuar mes dy vendeve është kufiri, për të cilin duhet që të bëhet pjesë e një sistemi të ri të lirive të lëvizjes që janë të njëjtat me ata të njerëzve në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se kjo mund të arrihet nëpërmjet Ballkanit të hapur dhe se është e pakuptueshme për të se pse nuk është realizuar ende. Edi Rama deklaroi se në Uashingtoni dhe BE alarmohen më shumë se sa Beogradi kur flitet në shqip për heqje kufiri.

“E dini besoj që prej disa vitesh tanimë ne jemi angazhuar në një marrëdhënie mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës në një nivel krejt tjetër nga ai i mëparshmi duke futur mekanizmin e mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, të cilat përmes këtij instrumenti kanë mundësinë të diskutojnë ndryshe nga ç’ndodh në diskutime bilaterale rutinë, të marrin vendime. Më pas vjen një tjetër mbledhje e radhës ku bëhet vlerësimi i atyre që janë arritur dhe atyre që nuk janë arritur.

Mendoj që kemi prodhuar shumë më tepër marrëveshje dhe dakordësi sesa çdo vit tjetër apo vitet e tjera të marra sëbashku më parë.

Një pjesë e konsiderueshme e marrëveshjeve nuk janë zbatuar plotësisht, ose janë zbatuar pjesërisht ose fare, për shkak të një sistemi pune i cili duhet ndryshuar, dhe për këtë kemi folur sot me kryeministrin tuaj se si ta ndryshojmë këtë sistem pune dhe si ta bëjmë të mundur që edhe administrata këtu dhe në Shqipëri ta ndjekë me të njëjtin vullnet dhe me të njëjtin rëndësi se sa të rëndësishme janë zbatimi i hapave.

Ka plot gjëra që mund të duken të vogla, por në fund bëjnë një mozaik për plotësimin e nevojave të qytetarëve.

Gjëja e parë është kufiri që vijon të na ndajë. Me vullnet dhe angazhim të përditshëm mund të lehtësohet në mënyrë të ndjeshme nga radhët e gjata, nga kontrollet e dyfishta të gjithë kamionëve që transportojnë mallra nga kjo anë apo ajo anë. Mund të lehtësohet nga situatat deri dramatike të radhëve në sezonet turistike. Mund të kthehet në kufi normal pa ndikim të madh në jetët e qytetarëve siç është në vendet e BE duke u bërë pjesë e një sistemi të ri të lirive të lëvizjes që janë të njëjtat liri të lëvizjeve të njerëzve në BE.

Hapësira e funksionimit të shteteve është një hapësirë e përbashkët. Është e pakuptueshme për mua që Shqipëria dhe Kosova mos të realizojnë këtë.

Kjo mund të realizohet pa pasur nevojë për marrëveshje me të tjerët. Në momentin që ti thua në shqip do heq kufirin alarmon gjithë dynjanë dhe nuk alarmon Beogradin aq sa alarmon Brukselin dhe Uashingtonin.

Kjo është arsyeja pse kam mbështetur fort atë që u quajt Minishengeni. Ishte e njëjta nismë si Ballkani i Hapur për të cilën u përdor fjala Shengen për të dhënë qartë për çfarë bëhet fjalë. Insistimi ka qenë lëvizja e lirë e njerëzve. Serbia ishte gatshme, por pa lëvizjen e lirë.

Sepse për Serbinë po të pranonte atë, do pranonte heqjen e kufirit të Shqipërisë me Kosovën. Ne nuk mund të pranonim një projekt të cunguar, o të katërta, o asnjëra prej tyre. Projekti u vonua prej disa vitesh derisa u gjet kjo dakordësi”, tha Rama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLASIN TË QESHURAT/ “Je ikonë e modës!" Studentja në Kosovë komplimenton Ramën për STILIN në veshje dhe...
Previous article NDËRPRET FJALËN NGA TESHTIMA NË SALLË/ Rama: Ambasador, tështi ndonjëherë kur them fjalë të mira për qeverinë time

F.autor

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT