• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PSE NUK E ÇOI PLANIN?” Vijojnë replikat mes Musk dhe shefit të OKB-së për urinë dhe pasurinë: Duhet të jetë diku
Home
Nderkombetare

“PSE NUK E ÇOI PLANIN?” Vijojnë replikat mes Musk dhe shefit të OKB-së për urinë dhe pasurinë: Duhet të jetë diku

4 November, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Deklarata pak ditë më parë e kreut të Programit të Ushqimit të OKB-së David Beasley se 2% e pasurisë së Elon Musk mund të zgjidhë problemin e urisë në botë vijon që të sjellë replika. Elon Musk sfidoi OKB-në duke i kërkuar që të provojë që 6 miliardë USD zgjidhin problemin me urinë në botë dhe atëherë ai premtoi se do të shiste menjëherë aksionet e Tesla-s.

Sot ishte investitori Ross Gerber që u përfshi në debatin që ka plasur në rrjet. “A i ka dërguar dikush @elonmusk një plan të detajuar për të zgjidhur urinë në botë. Duket si një mundësi e humbur…”, thotë Gerber. “Ende jo. Ata thjesht duhet të postojnë librin e transaksioneve.

Duhet të jetë diku” ishte përgjigja e Elon Musk. Nuk mungoi replika e shefit të Programit të Ushqimit të OKB-së, David Beasley, i cili shkroi në Twitter “Plani mund të jetë në pak ditë. Së shpejti do të vendosim duke dhënë një pasqyrë të gjerë. Detajet do të vijnë”.

Por si nisi?

“Unë jam gati të zhduk urinë në botë dhe të shpëtoj 42 milionë njerëz në rrezik të urisë nëse vërtet mund të më vërtetoni se kjo mund të bëhet me 6 miliardë dollarë.” Kjo ishte në thelb përgjigja e Elon Musk, themeluesit të industrisë së automjeteve elektrike Tesla, ndaj kreut të programit ushqimor të Kombeve të Bashkuara, David Beasley.

Musk “i ngriti dorezën” në sfidë Beasley-t, i cili në një intervistë të fundit për CNN tha se dy njerëzit më të pasur në botë, themeluesit dhe krerët e Tesla dhe Amazon, përkatësisht Elon Musk dhe Jeff Bezos mund të zgjidhin problemin global të urisë duke ofruar vetëm një pjesë të vogël të pasurisë së tyre personale.

Duke përsëritur thirrjen e tij për miliarderët e botës përmes Twitter, Beasley theksoi se “vetëm 6 miliardë dollarë mund të parandalojnë vdekjen e 42 milionë njerëzve në rrezik nga uria“. Ai iu drejtua Muskut duke kërkuar ndihmë dhe theksoi se problemi i urisë globale mund të zgjidhet me 2% të pasurisë së tij.

Elon Musk, nga ana tjetër, nxitoi të sfidonte David Beasley për prova për t’iu përgjigjur ankesës. “Nëse programi ushqimor i OKB-së mund të më përshkruajë saktësisht se si 6 miliardë dollarët mund të trajtojnë urinë globale, unë do të shes menjëherë aksionet e Tesla-s dhe do ta bëj këtë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Twitter.

Megjithatë, ai shtoi se shpjegimi duhet të jetë i hapur për publikun, në mënyrë që njerëzit të shohin se si do të shpenzohen paratë. Duhet theksuar se 6 miliardë dollarët në fjalë janë me të vërtetë një pjesë e vogël e pasurisë personale të Elon Musk, e cila aktualisht është 311 miliardë dollarë. Përveç kësaj, Musk fitoi më shumë se 6 miliardë dollarë në një ditë, 9.3 miliardë dollarë iu shtuan pasurisë së tij më 29 tetor./abcnews

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E THOTË TROÇ/ Beatrix zbulon shifrën marramendëse që ka përfituar në një projekt (FOTO)
Previous article TRONDITËSE/ 53-vjeçari përdhunon disa herë 16-vjeçaren, vajza përfundon në spital

s.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën Botë

ANALIZA e “Politico”: Dilema e madhe e Zelenskyt me Trump, të rezistojë apo të tërhiqet? Rreziqet dhe shpërblimet për Ukrainën

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit Botë

ARABIA SAUDITE NË SULMET HUTHI/ 13 të vdekur nga goditja në aeroportin e Riadit

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk Botë

POLONI/ Arrestohet i dyshuari për planifikimin e një sulmi ndaj kryeministrit Donald Tusk

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT