• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“Pse më shikon?”, Si nisi përplasja në Çole. Kush është autori që qëlloi me pistoletë
Home
Aktualitet
Kronikë

“Pse më shikon?”, Si nisi përplasja në Çole. Kush është autori që qëlloi me pistoletë

30 January, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Kronikë

Detaje te reja nga përplasja me armë në “Çole”, ngjarje te cilen policia e zbardhi per 24 orë duke identifikuar edhe autorin. Policia e Vlorës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur të shtunën në mesditë, në rrugën Transballkanike, pranë rrethrrotullimit të lagjes “Çole”.

Si autor, Policia ka shpallur në kërkim shtetasin që qëlloi me armë ndaj 25-vjeçarit, O.C., pas një debati për motive të dobëta. Burime nga Policia e Vlorës, kanë konfirmuar se autori me iniciale Q.M, 34 vjeç, pasi ka debatuar me të riun, pranë një lokali në afërsi të rrugës Transballkanike, i është afruar pranë automjetit, duke kanosur me pistoletë.

Ndërsa më pas, ka qëlluar dy herë në drejtim të mjetit të tij tip “Renault Megane”. Pas shkrehjes së armës, 34-vjeçari është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, me automjetin e tij. Nga plumbat e armës ka pasur vetëm thyerje të xhamave të automjetit të 25- vjeçarit dhe jo persona të plagosur.

Pak pas ngjarjes, nga vendi i ngjarjes u largua dhe vetë 25-vjeçari. Vetëm disa orë më vonë, pas sekuestrimit edhe të pamjeve filmike nga bizneset në afërsi të rrugës, Policia ka arritur të zbardhë të plotë ngjarjen dhe të identifikojë personat e përfshirë në konfliktin e armatosur.

Më pas, Policia ka arritur të gjejë të dy automjetet e përdorura nga personat e konfliktuar, ndërsa ka sekuestruar edhe një gëzhojë pistolete, që burime të Policisë konfirmojnë se kishte mbetur në automjetin e agresorit. Bashkë me gëzhojën, si provë materiale janë sekuestruar dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Më pas, Policia ka marrë dhe dëshminë e 25-vjeçarit, lidhur me rrethanat e konfliktit. Mësohet se ky i fundit ka pranuar se gjithçka ka ardhur për një grindje të çastit, fare rastësisht për motive të dobëta. 25-vjeçari ka theksuar, sipas deklarimeve të tij, se gjithçka ka ardhur pas një momenti, pse më sheh, ndërsa më pas, 34-vjeçari është afruar në automjetin e tij duke qëlluar me pistoletë.

Aktualisht, Policia nuk ka arritur të gjejë armën, ndërsa agresori 34-vjeçar, me inicialet Q.M., emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak hetimeve, është një person i skeduar nga Policia me precedent të mëparshëm penal. Burime nga Policia, kanë konfirmuar se autori është i skeduar për disa vepra penale, si armëmbajtje pa leje, ndërsa, tashmë është një person i shpallur në kërkim dhe vijon puna për arrestimin e tij.

Nga ana tjetër, pavarësisht deklarimit të të riut se gjithçka ka ndodhur pas një sherri banal, Policia nuk përjashton pista të tjera hetimi, që mund të ketë çuar dy të rinjtë deri në përplasje me armë. Dyshime të tilla lindin nga fakti se i riu është larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ka bërë denoncim për ngjarjen.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Trump paralajmëron OKB-në për rolin destabilizues të Iranit
Previous article Rrjetet sociale, shkaktarët kryesorë të prishjes së gjumit tek të rinjtë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos Aktualitet

DOSJA META-KRYEMADHI/ Shtyhet sërish gjyqi ndaj Fatime Kryemadhit, Ema Çokut dhe Pirro Xhixhos

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se... Aktualitet

DOSJA "PARTIZANI"/ Dëshmon ish-ministri Genc Ruli: Asnjë urdhër nga Berisha, i kisha thënë presidentit të klubit Partizani se...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT