• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PSE MË SHEH”/ Si plagosi 39 vjeçari KATËR persona në gjendje të dehur, vetëm për… (DËSHMITË)
Home
Aktualitet
Kronikë

“PSE MË SHEH”/ Si plagosi 39 vjeçari KATËR persona në gjendje të dehur, vetëm për… (DËSHMITË)

7 April, 2018 F.autor Aktualitet, Kronikë

Një sherr banal mes dy grupeve ka përfunduar me plagosjen e katër personave në Elbasan, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje të rëndë. Policia bëri të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë rreth orës 20:30, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, shumë pranë postës së këtij qyteti.

Shtetasi Gëzim Shabani, i shoqëruar nga tre persona të tjerë në gjendje të dehur, është konfliktuar me katër persona, të cilët ndodheshin në rrugë.

Sipas dëshmitarëve, autori në gjendje të dehur ka sharë njërin nga personat me fjalë fyese dhe është ndeshur me reagimin e tyre. Shkak i konfliktit të nisur ka qenë pretendimi i personit të dehur “pse më sheh”.

Pas kësaj, ai ka nxjerrë nga xhepi një thikë dhe ka nisur të godasë njërin prej tyre dhe më pas edhe tre të tjerët. Më konkretisht, janë plagosur në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit: E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç, banues në Elbasan.

Të katër shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik të Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Mjekët bënë të ditur se njëri prej tyre, 18-vjeçari U.S., ndodhet në gjendje më të rëndë.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes thonë se miqtë e autorit u përpoqën që të evitonin sherrin, por ai, në gjendje të dehur, nuk ka ndalur duke sharë dhe fyer të plagosurit dhe më pas duke i kërcënuar dhe goditur me thikë.

Edhe pse ndërhyrja e Policisë ka qenë e menjëhershme, autori i identifikuar si Gëzim Shabani është larguar nga vendi i ngjarjes në kohë, por është prangosur më vonë, teksa u zbulua vendndodhja e tij në banesën e një mikut të tij. Sipas të dhënave nga hetimi, 39 vjeçari Shabani e ka provokuar vetë konfliktin me të plagosurit, pasi rezulton se ai rreth një javë më parë kishte pasur një sherr banal me vëllain e 18-vjeçarit të plagosur.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 06.04.2018 në Lagjen “Syrja Dylgjeri” shtetasi G.Sh në gjendje të dehur në rrugë është konfliktuar dhe dyshohet të ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit:

E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç, A.S., 42 vjeç dhe U.S., 18 vjeç banues në Elbasan

Të katërt shtetasit ndodhen në spitalin Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit

Njoftim për arrestimin

Policia arreston në kohë reale autorin që dyshohet se goditi me mjet të mprehtë katër shtetasit

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas një pune të mirëorganizuar bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

Gëzim Shabani, 39 vjeç banues në Elbasan.

Shtetasi  i lartpërmendur, më  datë 06.04.2018 në  Lagjen “Sul Paprri”  pasi ka dalë nga një local, në rrugë  është  konfliktuar  dhe  dyshohet të  ketë goditur me mjet të mprehtë shtetasit : E.Ç., 44 vjeç, Z.Ç., 19 vjeç,  A.S., 42 vjeç dhe  U.S., 18  vjeç  banues në Elbasan.
Të  katërt shtetasit ndodhen në spitalin  Kirurgjik Elbasan jashtë rrezikut për jetën.

Shkak  i konfliktit dyshohet  të ketë qenë një  konfikt  i  mëparshëm që shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë patur  me  vëllain e shtetasit U.S.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Benevento – Juventus/ Bardhezinjët me ndryshime, Allegri lë pushim 7 lojtarë
Previous article Roma shfaq interes për sulmuesin italian Mario Balotelli

F.autor

Postime të ngjashme

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët Aktualitet

POLICIA SHQIPTARE DHE AJO ITALIANE PATRULLOJNË SËBASHKU NË DURRËS/ Lamallari: Më shumë garanci për qytetarët dhe turistët

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit Aktualitet

ZJARR NË VARREZAT E LIBONIKUT/ Flakët përfshijnë zonën, zjarrfikësit në aksion për shuarjen e zjarrit

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie Aktualitet

FOTOLAJM/ Protestuesit i lënë mesazhin e fortë Ramës në Bulevard: Koha për llogaridhënie

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT