• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse Luteri është i rëndësishëm edhe sot?
Home
Jetë

Pse Luteri është i rëndësishëm edhe sot?

15 December, 2017 k.autor Jetë

“Pesë shekuj më parë, Martin Luteri nisi reformën Protestante duke ngulur 95 tezat e tij në portën e një kishë në Vitenberg të Gjermanisë”. Fillon kështu, në të përditshmen Wall Street Journal, një editorial i James Mackintosh, në lidhje me vlerat e individualizmit.

“Trashëgimia e tij ka ngritur pyetje që jehojnë edhe sot për investitorët: a mundet Kina komuniste të bëhet një vend i pasur? Dhe më tej: ngjitja e populizmit, a përbën një rrezik për rritjen ekonomike?

Luteri është i rëndësishëm për investitorët jo për shkak të fesë që themeloi, por mbi të gjitha për impaktin kulturor që ka patur mbi perëndimin, në momentin kur vuri në dyshim monopolin social të kishës katolike. Duke inauguruar atë që Edmund Phelps e quan “Epoka e Individit”, Luteri përgatiti terrenin për lindjen e kapitalizmit.

Pyetja, pra, është nëse kapitalizmit i shërben apo jo individualizmi. Sociologu Max Weber, në fillim të viteve ‘900, bëri popullore një lidhje të supozuar mes protestantizmit dhe “shpirtit të kapitalizmit”, duke vënë re që, pas Reformës, vendet protestante të Evropës veriore u bënë më të pasura se sa vendet jugore katolike.

Studime të mëtejshëm kanë hedhur poshtë tezën e Weberit, duke demonstruar se janë në fakt arsimi dhe hapja ndaj ideve të reja, që kanë peshë, dhe jo protestantizmi në vetvete.

Nëse për zhvillimin ekonomik është vërtetë arsimi faktori vendimtar, dhe jo tradita e vënies në dyshim të autoritetit, atëherë ky është një lajm i mirë për Kinën”, që në testet Pisa të OSCE-së po del gjithmonë e më mirë.

“Megjithatë, disa kërkime sugjerojnë se influenca pozitive buron nga individualizmi, dhe jo nga arsimi”, vazhdon autori, dhe “falë një studimi të Phelps dhe ekipit të tij ne dijmë se vendet me kultura më individualiste kanë ekonomi me më shumë inovacion. Kina, pas tridhjetë vitesh rritje ekonomike që ka synuar ngushtimin e hendekut me botën perëndimore, po orientohet gjithmonë e më shumë drejt një rritje ekonomike të përqëndruar në tregun e saj të brendshëm, gjë që përbën një eksperiment natyror: liria ekonomike është e mjaftueshme, për një ekonomi të suksesshme, apo do të nevojitet edhe një liri më e madhe politike? Në vitet e fundit, Kina është rritur shumë dhe ka prodhuar inovacione të panumërta teknike dhe financiare. Por, regjimi po bëhet gjithmonë e më autoritar: a mund të vazhdojë inovacioni? Liria është një qëllim në vetvete, dhe të drejtat e njeriut kërkojnë më shumë liri personale në Kinë. Megjithatë, debati fitohet më kollaj nëse liria individuale i bën njerëzit edhe më të pasur.

Vetë Luteri donte që vetëm të afrohej me Zotin, dhe sot me siguri nuk do të ishte aspak i kënaqur, po të merrte vesh që është një prej burimeve kryesore të kapitalizmit. E megjithati, pesë shekuj më vonë debati mes individit dhe kolektivit vazhdon të trazojë shpirtërat. A do të vazhdojë individualizmi të triumfojë në Perëndim?” / Marrë me shkurtime nga wall Street Journal

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video/ Si të humbni peshë vetëm duke ecur
Previous article Po këtë e kishit dëgjuar? Tek pema e zbukuruar duhet të vendosni edhe një kastravec, ja pse

k.autor

Postime të ngjashme

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit Jetë

MOMENTE TMERRI NË LONDËR/ Vajza e vogël mbetet e varur në dritaren e katit të dytë, shpëtohet në sekondat e fundit

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre Jetë

MODELJA HABIT ME RRËFIMIN: Prindër milionerë i ofrojnë shuma marramendëse për të dalë me djemtë e tyre

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën? Jetë

VIKTIMA DHE TEMPERATURA REKORD/ Çfarë është “kupola termike” që po përvëlon Europën?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT