• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ARTUR AJAZI/ Pse Luli po e shkërmoq PD
Home
OP-ED

ARTUR AJAZI/ Pse Luli po e shkërmoq PD

25 October, 2017 Redaktor2 OP-ED

Nga Artur Ajazi

Veprimet më të fundit të ndërrmara nga PD, duke nisur nga insistimi për gjoja “drejtësi të pavarur”, për gjoja “aksion popullor për të rrëzuar qeverisjen e bandave”, duke patur si pikënisje urdhërat dhe porositë e Lulzim Bashës, tregon qartazi se kjo parti ka hyrë në rrugë qorre dhe nuk dihet se kur mund të dale pren andej. Partia Demokratike sot nuk mund të quhet dhe nuk është mirëfilli një parti opozitare, me një platformë të qartë me ide dhe projekte të konsultuara politike, pasi ajo është sot partia e kryetarit, partia e Lulit.

Të gjithë ata kontribues të PD, duke nisur nga anëtarësia dhe militantët e thekur të saj në Tiranë dhe rrethe, po konstatojnë me keqardhje sot se si, partia e tyre po degradon çdo ditë, po tkurret në potencialitete intelektuale, po shkërrmoqet në strukturat e saj, dhe po humbet çdo 4 vjet mijëra vota. Pyetja e çdo anëtari të PD sot është një dhe vetëm një, përse Luli po vazhdon ta shkërrmoqë këtë parti, përse ai nuk merret asnjë ditë të vetme me ringritjen e saj, përse ai nuk merret asnjë ditë të vetme me programin politik të saj, përse nuk kryen analizën themelore të gjithë veprimtarisë 4 apo 6 vjeçare të saj, përse nuk mbledh qoftë edhe njëherë forumet e saj ? Ndoshta përgjigja është shumë e thjeshtë, Luli nuk e do, por e urren PD, ai po e ndjen se kjo parti çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit, po humbet terren në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë.

Partia Demokratike, me të mirat dhe të ligat e veta, i ka dhënë vendit shumë kontribute dhe reforma, duke qenë një forcë politike jo vetëm e demokratëve, por një pasuri kombëtare e Shqipërisë. Partia Demokratike e ka nisur misionin e saj historik qysh në vitin 1990, duke ecur mbi “shina” të forta dhe të dobëta, por grushtin vendimtar kjo parti e ka marrë në 25 qershorin e vitit 2017. Ajo hyri në fushatën e fundit elektorale, me një bilanc negativ në ecurinë e aksioneve politike si opozitë e vetme, duke ardhur pas një dështimi spaktakolar siç ishte “çadra e lirisë” dhe zhgënjimi i mijëra demokratëve nga marrëveshja ende e pazbardhur e 17 majit 2017. Me veprimet e tij antistatutore, Luli shkelmoi gjithçka pozitive të arritur deri ato ditë nga qendrestarët e PD, duke shkelmuar fillimisht “grupin armiqësor” duke i larguar dhunshëm ata nga listat dhe godina e partisë.

Ecuria e veprimeve antistatutore dhe të qëllimta të kryetarit të PD, erdhën për shkak të papjekurisë politike të tij, ashtu siç po vijnë edhe veprimet e tjera të tij në ditët e fundit, kur duke përdorur pa sukses “arrestimin e Tahirit” si pretekst, po kërkon degradimin e plotë të partisë tij. Sot PD ndjehet dhe është në realitet më e përçarë se kurrë, me një kryesi e cila ka mbyllur gojën dhe voton verbërisht ç’ka thotë Luli, me një anëtarësi që ikën dhe largohet çdo ditë nga partia, me një grup parlamentar që veç Berishës dhe 2-3 të tjerëve, është kthyer si byrotë e dikurshme të kooperativave bujqesore. Sot PD është më e dobëta forcë politike në elektorat, pasi nga qendra deri në rrethe, mungojnë forumet dhe strukturat, ndërsa godinat e tyre prej muajsh janë kyçur. Partisë Demokratike sot i mungojnë shumë gjëra, shumë vlera, nga çfarë ka patur vite më parë, duke nisur nga logoja e saj zyrtare, anëtarësia e saj, elita e saj intelektuale, qëndrestarët e saj, dhe janë zëvëndësuar me njerëz të rastësishëm, pa gojë, pa veshë, pa ide, pa formim politik, madje edhe pa shkollim, etj. E vetmja gjë e duhur që kanë sot ata që Luli mban pranë vehtes, është se “dinë të lexojnë edhe pse me gabime, fjalimet e pergatitura qysh më parë sipas porosisë së kryetarit”.

Kjo sepse ata nuk janë vetvetja, ata nuk dinë asgjë për PD, për opozitën dhe qeverisjen, ata janë fizikisht në sallën e Kuvendit, por mendërisht janë diku tjetër, pasi ata nuk i ka lidhur dhe nuk do ti lidhë asgjë me atë parti. Ata erdhën si “prurje e re” vetëm e vetëm për të larguar “grupin armiqësor” dhe do të rrinë atje derisa Luli ta shikojë të arsyeshme. Një tjetër arsye që më bën ta besoj se Luli po e shkërrmoq Partinë Demorkatike, është edhe fakti se, nga faqja zyrtare e PD, është fshirë elita e saj, strukturat e saj, formuet e saj, departamentet, Këshilli Kombëtar, duke skalitur vetëm foton dhe emrin e kryetarit. Luli po hakmerret, po hakmerret me ata qindra mijëra demokratë dhe militantë që nuk e votuan, dhe që kërkojnë çdo ditë analizën themelore të humbjes së 25 qershorit, analizën e thellë të zgjedhjeve të 22 korrikut, të listës së prurjeve të reja, analizën e largimit të dhjetra e qindra kontribuesve nga forumet e PD, analizën e çdo aksioni politik që po e diskrediton këtë forcë politike në sytë e shqiptarëve dhe partive të tjera simotra europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas deklaratës së Hoyt Brian Yee, reagon Basha: Drejtësia mos të trembet nga çështja "Tahiri"
Previous article Zbulohet emri VIP që do t'i bashkohet emisionit të Luana Vjollcës

Redaktor2

Postime të ngjashme

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë OP-ED

Mimoza Ahmeti: Një revolucion i vonuar… në stallë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT