• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse këshilltari i Trumpit, John Bolton, nuk e pret Behgjet Pacollin?
Home
Rajon

Pse këshilltari i Trumpit, John Bolton, nuk e pret Behgjet Pacollin?

27 July, 2018 Sadik.Autor Botë, Nderkombetare, Rajon

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, i cili ka qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka arritur të lobojë te këshilltari i Trumpit, John Bolton, për ndarjen e Kosovës ose marrjen e Veriut nga Serbia. Gjatë kësaj kohe, në Uashington ka qëndruar edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili ka kërkuar takim me Boltonin, por nuk ka mundur ta realizojë këtë.
Serbia ka shfrytëzuar një event amerikano–serb, 100-vjetori i vendosjes së flamurit të Serbisë në Shtëpinë e Bardhë nga Presidenti Woodrow Wilson, për të lobuar kundër ndarjes së Kosovës.

Atje pala serbe është përfaqësuar nga kryeministrja Ana Bërnabiq, por këtë mision politik e ka kryer zëvendësi i saj Ivica Daçiq, i cili ka kohë që në opinion e shtyn idenë e ndarjes së Kosovës.

Për këtë ai ka trokitur në dyert e këshilltarit të Trumpit, John Bolton, një diplomat amerikan që kishte kundërshtuar pavarësinë e Kosovës.

Daçiq ka takuar edhe ndihmëssekretarin e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Eurazisë, Wes Mitchel, ndërsa pas takimit me Bolton ka thënë se SHBA-ja janë të hapura të dëgjojë propozime kreative për Kosovën.

Daçiq ka thënë se administrata aktuale amerikane është më fleksibile se administratat e kaluara, të cilët çështjen e Kosovës e konsideronin të zgjidhur.

Gazeta Express merr vesh që Pacolli, i cili me ftesë të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të Shtetit, ka marrë pjesë në konferencën për liritë fetare, ka kërkuar takim me Bolton, por nuk ka mundur të sigurojë një të tillë.

Sot, Pacolli ka publikuar një “foto çasti” me Pompeon, por deri më tani nuk ka publikuar fotografi e as ndonjë njoftim për takime bilaterale në kancelaritë amerikane.

Gazeta Express merr vesh që Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tashmë e ka prezantuar çështjen e ndarjes në Uashington kur në Shtëpinë e Bardhë kishte takuar zëvendëspresidentin Pence. Për këtë, ai ka kërkuar ndihmë më pas edhe në takimet e shpeshta me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Tema e ndarjes është aktualizuar muajt e parë të këtij viti kur edhe media të rëndësishme raportuan se po diskutohet ndarja e Kosovës – Veriu i Kosovës Serbisë, në këmbim të normalizimit të raporteve në mes dy palëve.

Administrata amerikane përfshirë edhe Ambasadën amerikane nuk kanë më qëndrime rigjide ndaj këtij opsioni, ndërsa Gjermania mbetet e qartë – nuk ka ndarje të Kosovës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POSTOHET VIDEO NË INSTAGRAM/Elvana Gjata pengohet duke zbritur nga avioni privat (VIDEO)
Previous article TEATRI I RI/ Vendimi i Presidencës: Meta KTHEN NË KUVEND LIGJIN për RISHQYRTIM

Sadik.Autor

Postime të ngjashme

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi Botë

VIDEOLAJM/ Trump braktis intervistën në NBC News, debat i ashpër gjatë transmetimit: Më ka mbaruar durimi

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit Rajon

ZGJEDHJET/ Numërohen 99.40% e votave në Kosovë, kryeson Lëvizja Vetëvendosje, sytë mbeten nga 15 kutitë e fundit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT