• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PSE KËRKOHET D-DIMER TEK PACIENTËT ME COVID-19? Mjeku sqaron çfarë është kjo analizë dhe kush duhet të kryejë vaksinën
Home
Sociale

PSE KËRKOHET D-DIMER TEK PACIENTËT ME COVID-19? Mjeku sqaron çfarë është kjo analizë dhe kush duhet të kryejë vaksinën

21 December, 2020 s.autor Aktualitet, Sociale

Që nga fillimi i pandemisë, në treg janë duke u futur gjithnjë e më shumë lloje analizash për kontrollin e virusit SarsCov2. Në fund të muajit korrik sipas informacioneve që janë raportuar nga laboratorë të ndryshëm, në të gjithë botën ekzistonin 270 produkte të ndryshme që përdoren për të bërë analizat.

Ato ndahen kryesisht në tre grupe: analizat e PCR, analizat serologjike dhe analizat antigjene. Ashtu si në botë edhe në Shqipëri shumë prej këtyre analizave bëhen nga pacientët shqiptarë ose me rekomandim nga mjekët.

Një nga analizat më të shpeshta tek ata që shfaqin shenja të Covid-19, të dyshuar ose të konfirmuar është analiza e D-Dimer (që tregon mpiksjen e gjakut.

Mjeku kardiolog, Novrus Caushaj sqaroi në “Wake Up” rëndësinë e kësaj vaksinë dhe kush duhet ta kryejë.

“Analiza e D-dimer është një analizë gjaku, e cila tregon se një proces i mpiksjes së gjakut po formohet aktivisht në sistemin e enëve të gjakut të personit. Si element teknik mat sasinë e një proteinë të quajtur fibrinë D-dimer.

Nëse ne në organizëm kemi një dëmtim muskular dhe kemi një hemorragji, organizmi nëpërmjet fibrinës futet në lojë bashkë me trombocitin dhe krijon trombin, atë mpksjen e gjakut që ndalon hemorragjinë.

Organizmi fut një proteinë tjetër që quhet plazminë që e balancon dhe e lejoj që kjo masë e mpiksjes së gjakut të jetë aq sa duhet.

Ajo që dua të theksoj është se D-dimer i lartë është një rezultat që nuk tregon vetëm sëmundje në organizëm, por gjendet edhe në elementë të jetës së përditshme të organizmit. E gjejmë në kondita mjekësore, por edhe në normale”, theksoi mjeku.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZOHEN PËR SHPËRDORIM DETYRE/ Gjykata lë në burg 5 efektivët e komisariatit të Maliqit dhe të Korçës
Previous article "PAS 5 VITESH UNË SHOH VETEN..."/ Lori Hoxha na tregon kërkesën më të madhe të mamasë së saj për të

s.autor

Postime të ngjashme

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit Aktualitet

TRONDITET LUSHNJA/ Djali vret me sqepar nënën dhe plagos babain, arratiset pas krimit

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim Aktualitet

VRAU 45-VJEÇAREN DHE MË PAS U VETËVRA/ Zbardhet e kaluara e 48 vjeçarit shqiptar, nga përndjekja te akuzat për përdhunim

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë Aktualitet

AKSION NË BURGUN E FUSHË-KRUJËS/ Sekuestrohet celulari i Ramazan Rrajës, dërgohet në SPAK për ekspertizë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT