• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pse Holanda është KUNDËR hapjes së negociatave për Shqipërinë (ZBULOHET DOKUMENTI)
Home
Shqipëri

Pse Holanda është KUNDËR hapjes së negociatave për Shqipërinë (ZBULOHET DOKUMENTI)

1 June, 2018 F.autor Politikë, Shqipëri

Holanda deklarohet kundër hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Qendrimi është shprehur qartë në një dokument të qeverisë holandeze, të siguruar nga Tv Klan, mbi vlerësimin e paketës së zgjerimit për vitin 2018.

Dokumenti përmend përparimet e theksuara edhe në rekomandimin pa kushte te Komisionit Europian, në reformën në drejtësi, reformën në administratën publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar apo mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Por qeveria holandeze thotë se nuk është ende e bindur për të votuar pro rekomandimit pa kushte për të hapur negociata.

“Qeveria ka ende shqetësime të mëdha në lidhje me dy prioritete te tjera; lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Siç thekson me të drejtë Komisioni, numri i dënimeve mbetet i ulët. Ka shumë paqartësi edhe në procedurat e prokurimit publik. Është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të punojë në arritjen e rezultateve konkrete, të ndjekë, hetojë dhe dënojë krimin e organizuar dhe korrupsionin në të gjitha nivelet. Për sa u tha më sipër, Holanda nuk është e bindur që dhënia e rekomandimit pa kushte nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë është rruga që duhet ndjekur. Shqipëria duhet që të vijojë të punojë mbi pesë prioritet kyçe të reformës, në veçanti me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Vetëm kur të jenë plotësuar kushtet e vendosura nga Komisioni mund të hapen negociatat e pranimit”.

Sa u përket kritereve ekonomike, komisioni thotë se Shqipëria është e përgatitur për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale dhe se tashmë është plotësisht e lidhur me politikën e jashtme të Bashkimit Europian. Teksa Komisioni raporton se numri i kërkesave për azil mbetet i lartë në Shtetet Anëtare të BE, dokumenti i qeverise holandeze thekson se bashkëpunimi i përforcuar midis Shqipërisë dhe shteteve anëtare ka dhënë rezultate pozitive, por janë të nevojshme masa plotësuese.

Përsa i përket Maqedonisë, Holanda thotë se negociatat mund të hapen vetëm kur të nisë implementimi i reformave prioritare në drejtësi apo në dialogun politik, si dhe me zgjidhjen e konfliktit me Greqinë për çështjen e emrit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kryqe në çdo ndërtesë në Bavari. Reagime kundër edhe nga të krishterët
Previous article Befason Wilder/ Pasi të mund Joshua, do të shpallem kampion edhe në...

F.autor

Postime të ngjashme

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD Politikë

REFORMA ZGJEDHORE/ KQZ kërkon rregulla më të forta dhe kufij të qartë, zbulohen kërkesat e PS dhe PD

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit Breaking News

“PROTESTAT NISËN PËR MJEDISIN, POR U KTHYEN NË POLITIKE”/ Raporti i fundit i DASH për Shqipërinë: SPAK rol kyç në luftën kundër korrupsionit

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat Breaking News

RRËMBEU DOKUMENTIN SEKRET NË KUVEND/ Shehaj përjashtohet me 60 ditë nga seancat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT