• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PSE HESHT KUVENDI KOSOVËS?” Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika…
Home
Politikë

“PSE HESHT KUVENDI KOSOVËS?” Rama mbështet protestën kundër Gjykatës Speciale, kritika…

7 August, 2025 s.autor Politikë

Në Prishtinë u protestua me moton “kundër padrejtësisë” nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e organizuar nga kategoritë e dala nga lufta.

Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka ndarë një foto nga protesta në shesh. Aty shihen flamuj të Shqipërisë, UÇK-së dhe të Kosovës.

Krahas fotos, Rama shkruan; “Vazhdoj pyes veten pse Kuvendi i Kosovës nuk e ka ngritur ende zërin përmes një rezolute pa dallime partish, ku të rreshtohen sa e sa shkeljet faktike të normës elementare demokratike të procesit të rregullt ligjor nga ana e Tribunalit të Hagës, ku të drejtat e Hashim Thaçit e shokëve të tij të izoluar nga bota prej vitesh të tëra tanimë, janë shqelmuar si hiçasgjë?! Natyrisht që në rast se Kuvendi i Kosovës do ta bënte këtë rezolutë të vonuar, ne do ta angazhonim menjëherë Kuvendin e Shqipërisë, për ta votuar të njëjtin tekst dhe për ta përcjellë zërin e krejt shqiptarëve në çdo shtet demokratik që e sponsorizon Tribunalin, e që nuk duhet të tolerojë asnjë cënim e jo më asgjësimin e procesit të rregullt ligjor”.

Mijëra protestues, nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vende të rajonit, u mblodhën në sheshin Skënderbeu të Prishtinës dhe turmës fillimisht iu adresua kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK), Hysni Gucati. Ai tha se sot po rrezikohet liria dhe e vërteta e luftës së UÇK-së.

Sipas tij, Specialja po e deformon historinë e Kosovës. Gucati shtoi se Specialja po përhap narrativin “e rremë se Kosova është çliruar nga kriminelët”, duke shtuar se vendi është çliruar nga UÇK-ja, Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja.

“Kjo nuk është drejtësi, kjo është dhunë politike. Ky është kriminalizim i UÇK-së dhe ndërhyrjes së NATO-s”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "INSTAGRAM MAP"/ Rreziku i ri që lejon të tjerët të ndjekin çdo lëvizje tuajën
Previous article E TRISHTË/ Ra nga lartësia në kantierin e ndërtimit në Paskuqan. Punëtori ndërron jetë pas 12 ditësh në koma

s.autor

Postime të ngjashme

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show Politikë

"BËNI TEATËR ME ZVËRNECIN"/ Deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme Politikë

VRASJA E POLICIT/ Koçiu: Humbje e madhe për Policinë e Shtetit, sulme të tilla të papranueshme

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë Politikë

NGJARJA E RËNDË NË MALIQ/ Kuvendi nis me një minutë heshtje për policin e vrarë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT