• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PSE BERISHA NUK E DO VAKSINIMIN? Ish-kryeministri e shikon çdo vaksinim si votë pro Ramës
Home
Politikë

PSE BERISHA NUK E DO VAKSINIMIN? Ish-kryeministri e shikon çdo vaksinim si votë pro Ramës

31 March, 2021 F.autor Politikë

Pas vaksinimit të personave që punojnë në sektorët më të rrezikuar për t’u prekur nga Covid, autoritetet kinezë kanë vendosur vaksinimin në masë të të moshuarve mbi 60 vjeç.

Në Pekin dhe Shangai ka nisur ky proces, ndërkohë që vende të tjera si Turqia, Brazili dhe Emiratet e Bashkuara të cilat po vaksinojnë të moshuarit me vaksina kineze kanë një ulje të numrit të të infektuarve edhe në moshat e mëdha.

Por ndërkohë që ky është një debat shkencor, në Shqipëri një politikan në pension e shikon këtë si mjet të luftës politike. Ish-kryeministri Sali Berisha në një koment në facebook shkruan: Stop vaksinës kineze te mbi 60 vjeçarët!

Ai flet për vdekje dhe akuzon Ramën dhe kërkon ndërprerjen e përdorimit të vaksinës kineze tek të moshuarit. Kjo thirrje në një moment të tillë, kur kërkohet me ngulm ulja sa më shpejt e infektimeve për të ndalur vdekjet, shkon në kah të kundër të këtij qëllimi. Covid i ka marrë jetën më së shumti të moshuarve dhe vaksinimi i tyre është mënyra më e mirë për t’i mbrojtur.

Si mjek ai me siguri ka dëgjuar dhe ka lexuar raportet e OBSH dhe komentet e shkencëtarëve për vaksinat por këto nuk i përmend.

Po përse e bën këtë thirrje për ndalimin e vaksinimit ish kryeministri? Problemi nuk është aspak vaksina kineze. Berisha të njëjtën thirrje bëri edhe për vaksinën astrazeneca kur erdhën një sasi e konsiderueshme.

Thirrja e tij nuk është shqetësim mjekësor, por shqetësim politik. Duke nxitur refuzimin e vaksinës, dhe për këtë plan ka zëra që i mbajnë iso, ai synon të ndikojë në zgjedhje. Sepse Berisha jep përshtypjen se çdo vaksinim e shikon si një votë pro Ramës dhe se nga e kundër do të ndihmonte partinë e tij në zgjedhje./ TCH

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PANDEMIA/ Franca shtyn masat e Lock-Down për 4 javë, Macron: Mbyllen edhe...
Previous article KATAR 2022/ Pas një SUPER ASIST nga Bardhi, sulmuesi Pandev ndëshkon Gjermaninë me një "PERLË" (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez Politikë

MACRON E PRITI NË PALLATIN ELIYE/ Rama reagon pas takimit me presidentin francez

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT