• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS TRIUMF TOTAL/ Kontrollon këshillat, edhe ku humbi bashkiakët
Home
Politikë

PS TRIUMF TOTAL/ Kontrollon këshillat, edhe ku humbi bashkiakët

17 May, 2023 s.autor Breaking News, Politikë

Partia Socialiste konfirmon një fitore thuajse totale në zgjedhjet e 14 majit. Rezultatet tregojnë jo vetëm një parti me shumicën e kryetarëve në vend por edhe me një dominancë të këshilltarëve socialistë të cilët do të kontrollojnë edhe ato bashki ku kryetarët nuk janë të saj.

Kështu në Himarë PS dominon në nivel këshilltarësh, të cilët kanë siguruar 9 karrige në parlamentin lokal dhe sëbashku me aleatët do të kontrollojnë Fredi Belerin e Berishës. E njëjta situatë shihet edhe në Kavajë, ku PS ka siguruar 15 këshilltarë përballë 9 të koalicionit Bashkë fitojmë dhe dy të PD.

Socialistet dominojne në nivel këshilltarësh edhe ne veri. Në Has e majta ka fituar 6 anëtarë, 4 të PS dhe dy të PSD kundrejt 4 anëtarë këshilli të Bashkë fitojmë. Edhe kryetari i Fushë arrzës do të kontrollohet nga parlamenti i majtë, ku PSD-së së Tom Doshit si forcë kryesore do t’i bashkohen dy mandatet e PS.

Gjithashtu edhe në Mirditë përcaktuese e vendimmarrjeve të kryetarit të BF do të jetë vota e 8 këshilltarëve të PSD e PS. Në Shkodër konsolidohet aftësia e Benet Becit dhe PS për të qeverisur qytetin pa pengesa me plot 30 mandate duke përfshirë edhe 12 të PSD-së së Tom Doshit.

Në nivel kombëtar paraprakisht Partia socialiste ka fituar 52 kryetarë bashkie, dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” vetëm 7 bashki. Ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të 14 majit, sipas KQZ, ishte 38.22%./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARASHIKIMI I MOTIT/ Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe ulje e ndjeshme e temperaturave
Previous article I PARI SHQIPTAR në finale të Champions League, shikoni çfarë beri Asllani pas ndeshjes

s.autor

Postime të ngjashme

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht Politikë

"TUFA SORRASH DHE LARASKASH..."/ Rama për protestat: Kurrë s’i kam paragjykuar ata që dolën paqësisht

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat Politikë

NDARJA NGA JETA E ISH-AMIRIT TË KATARIT/ Reagon Rama: Trishtuese! Trashëgimia e tij do të frymëzojë brezat

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ U ekzekutua me 25 plumba në Shkodër, ky është 40 vjeçari Aleksandër Koçeku

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT