• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PS NISI SOT FUSHATËN…”/ Arben Ahmetaj nga Vlora: Jemi parti e qytetarëve, mbi atë që kemi bërë ndërtojmë besimin për të ardhmen
Home
Politikë

“PS NISI SOT FUSHATËN…”/ Arben Ahmetaj nga Vlora: Jemi parti e qytetarëve, mbi atë që kemi bërë ndërtojmë besimin për të ardhmen

25 June, 2022 s.autor Politikë

Zëvendës kryeministri Arben Ahmetaj, në fjalën e tij nga takimi në Vlorë për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të degëve, bëri me dije se sot Partia Socialiste ka nisur fushatën për mandatin e katërt qeverisës.

Ai ka rikujtuar politikat e taksimit të ndjekur nga qeveria, ku sipas premtimit të kryeministrit, me taksën progresive kush paguhet më pak taksohet më pak.

Ahmetaj shtoi se 1 miliard dollarë janë rialokuar nga buxheti i shtetit në xhepat e shqiptarëve.

“Është fantastike që kemi kaq shumë djem e vajza që kanë bërë një hap para për të marrë përgjegjësinë drejtimin e PS në Vlorë. Ky është takimi i fundit në qarkun e Vlorës pasi kemi prekur të gjitha bashkitë dhe jo pa qëllim ju lamë ta fundit, për të mbyllur turin këtu me këtë numër rekord kandidatësh që tregon që brenda PS në Vlorë ka vajza e djem me dëshirë e përgjegjësi për të drejtuar fushatat.

PS sot ka nisur fushatën për mandatin e katërt. Sigurisht njëri nga të 20 kandidatët do të fitojë, por kemi 20 djem e vajza që janë gati të marrin në shpatulla përgjegjësi para qytetarëve elektoratit premtimit të partisë.

Është një moment i mirë për të reflektuar për të parë çka bërë PS këto vite që ka pasur përgjegjësinë e vazhdon ta ketë të drejtimit të punëve të Shqipërisë. se çka bërë kryeministri dhe kryetari i partisë në këto vite që ka pasur përgjegjësinë për të qenë shërbëtori i parë i qytetarëve.

E mbani mend gropën e madhe që gjetëm kur morëm detyrën. Rama tha kemi një gropë para e një shkëmb pas. Një nga hapat e para ka qenë taksa progresive, jemi parti e qytetarëve dhe e vetmja që ndryshon Shqipërinë që përballet me sfidat dhe për asnjë moment nuk e humb mendjen e vëmendjen nga qytetari i zakonshëm.

Kryeministri tha atëherë kush paguhet më pak do të paguajë taksa më pak. E çfarë ndodhi? Nuk duhet ti harrojmë. Që atë ditë e deri sot janë rialokuar nëpërmjet këtij instrumenti fiskal dhe social 1 miliard dollarë nga buxheti i shtetit në xhepat e shqiptarëve, të gjitha kanë shkuar për shkolla më të mira, një jetë më të mirë, për kurim ku duhej. janë gjysma e më shumë e të punësuarve që paguajnë zero taksa.

Pyes kudo më gjeni një sistem fiskal social si ky i PS për qytetarët e zakonshëm. Nuk duhet të harrojmë se kjo vjen kur përballemi me qytetarin në përditshmëri jo vetëm në zgjedhje. Shumëkush nga ju pyet çdo t’i themi qytetarëve? Ç’kemi bërë për ta? Mbi atë çfarë kemi bërë ndërtojmë besimin për atë që premtojmë për të vijuar punën”, ka deklaruar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "UNË JAM SHEMBULL"/ Reperi i njohur ironizon artistët shqiptarë: 50 milionë klikime i bëjnë vetëm nëse vdesin edhe ngjallen
Previous article NGA SHQIPËRIA NË SPANJË/ Europol aksion kundër trafikut të ngjalave, 49 persona në pranga

s.autor

Postime të ngjashme

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave Politikë

PËEFUNDON PAS 5 ORËSH MBLEDHJA E GRUPIT PARLAMENTAR TË PS/ Rama largohet nga Pallati i Brigadave

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan... Politikë

"BERISHA NË BURG"/ Kreu i PD reagon pas thirrjeve në rrugë: Ata duan...

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma Politikë

PROTESTUESIT I KËRKOJNË DORËHEQJEN/ Rama: Një qeveri nuk e dorëzon kurrë timonin te zhurma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT