Kreu i grupit parlamentar të Partisë socialiste, Taulant Balla ndodhet në Athinë në kuadër të perurimit të zyrave të Partisë socialiste si dhe takimeve me emigrantët.
Në takim marrin pjesë disa nga sekretaret e PS, deputetët nga qarqet e jugut dhe një pjesë e kryetarëve të Bashkisë në qarqet e Vlorës dhe Gjirokastrës.
I ftuar në “Tribuna TV”, Balla shprehet se PS synon të fitojë 61 bashkitë e vendit më 30 qershor.
Balla: “Kontributi dhe roli i emigrantevë në gjithë proceset elektorale ka qënë shumë i rëndësishem.
Partia socialiste në zgjedhjet e 30 qershorit synon te fitoje 61 bashkite e vendit.
Partia socialiste këmbengul që në reformën zgjedhore të futet e të miratohet votimi i emigranteve, ndërkohë që opozita është kunder.
Shërbimi konsullor për emigrantët është përmisuar ndjeshëm, tani bëhet online. Ështe hequr vula apostile, i kursehet emigranteve afersisht 7 milione euro në vit.
Problem vijon çeshtja e patentave që të njihet drejtimi i automjeteve në të dy vendet. Shqipëria i ka miratuar. Pala greke duhet të bëjë të njëjtën gjë.”
/AlpeNews.al