• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PS NË KUKËS NXORI TEZËN E MATURËS PËR FUSHATË”/Ministria e Arsimit përgënjeshtron Berishën: Fake News 
Home
Politikë

“PS NË KUKËS NXORI TEZËN E MATURËS PËR FUSHATË”/Ministria e Arsimit përgënjeshtron Berishën: Fake News 

7 June, 2019 F.autor Breaking News, Politikë

 


Ende pa përfunduar provimi i parë i maturës, ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi se teza e anglishtes doli në Kukës nga drejtoresha e gjimnazit që sipas tij është anëtare e kryesisë së PS dhe një gjë e tillë u bë për fushatë. “Narkodrejtoret e shkollave shperndajne tezen e provimit! Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e nxenesit dixhital!

Pershendetje Dok Berisha! Sot eshte provimi i pare i matures ne Kukes gjuha angleze, dhe drejtoresha e gjynazit Havzi Nela Vjollca Gashi antare e kryesise se PS vegel e Safet Gicit dhe drejtorit te drejtorise arsimore Skender Ahmeti, po shperndajne tezen e provimit ne shkembim te votave,per femijet e nenes parti!” shkruante Berisha.

Por ministria e Arsimit ka reaguar duke përgënjeshtruar Sali Berishën. “Periudha e maturës shtetërore përballet çdo vit me lajme të rreme për keqadministrim të testit nga ana e MASR. Këto dezinformime dalin kryesisht nga anëtarë të PD duke e përshirë edhe këtë proces plotësisht teknik, por të rëndësishëm për nxënësit, në betejën e ulët politike të opozitës.

Kjo nuk është aspak një gjë e re! Sa më rigoroz është testi dhe administrimi nga ana e MASR, aq edhe më të shpeshta janë dezinformimet e tyre, të cilat i dënojmë fuqishëm! MASR nënvizon se do të vazhdojë të përmirësojë testin dhe administrimin e procesit deri në digjitalizimin e plotë të tij.

Ky vit ka ardhur me risi sepse një pjesë e testeve do të vlerësohen për herë të parë elektronikisht duke shmangur gabimet njerëzore që mund të jenë bërë në vitet e kaluara, ndërkohë që janë shtuar edhe penalitetet për ata që do të mundohen të kopjojnë. Njëkohësisht, falënderojmë edhe Policinë e Shtetit për ndihmën e saj në ruajtjen dhe shpërndarjen e testeve dje dhe sot.  Suksese të gjithë maturantëve në vijim për provimet e rradhës” thotë ministria.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARA SFIDËS ELIMINATORE ME ISLANDËN/ Edy Reja: Ia kam shprehur lojtarëve filozofinë time
Previous article DOLI KLIPI I SHUMËPRITUR/ Po Kiara ku është? Butrinti i rrethuar nga femrat (VIDEO)

F.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital Aktualitet

DETAJET E PARA/ Zjarr i madh brenda një pallati 4-katësh në Lezhë, evakuohen banorët, disa të lënduar dhe me shenja asfiksie dërgohen në spital

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara Aktualitet

TRAFIKUAN 61 TONË KOKAINË NGA AMERIKA E JUGUT/ SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franç Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9 mln € pasuri të sekuestruara

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro Aktualitet

LABORATORI I KOKAINËS NË FRAKULL/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë në treg mbi 2 milionë euro

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT