• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS NDEZ MOTORRËT ELEKTORALË/ Veliaj: Në 2025 fitojmë mbi 74 mandate, nisim turin për hapjen e partisë në çdo njësi
Home
Politikë

PS NDEZ MOTORRËT ELEKTORALË/ Veliaj: Në 2025 fitojmë mbi 74 mandate, nisim turin për hapjen e partisë në çdo njësi

19 February, 2024 s.autor Politikë

Partia Socialiste ka ndezur motorrët elektoralë për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Në një intervistë për Report tv, Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës shpreh bindjen se mazhoranca aktuale do të rikonfirmohet sërish në qeverisjen e vendit, duke siguruar mbi 74 vota. “Unë besoj se i kemi të gjitha mundësitë që të qeverisim të vetëm. Dhe besoj fort që nëse nuk e bëjmë këtë me arrogancë, por e bëjmë me modesti, besoj se do të kemi një rezultat edhe më të mirë, mbi 74 mandate. Por siç thashë, kjo është si ajo toka që duhet punuar në çdo brazë, jo në disa zona të suksesshme dhe disa zona jo. Ambicia ime është që në të gjithë qarkun e Tiranës të kemi një fitore të njëtrajtshme. Pra, jo vetëm Bashkia e Tiranës, Kamza dhe Vora që kanë performuar mirë, por edhe Rrogozhina e Kavaja që mund të jenë në periferi të qarkut, por janë zona shumë të rëndësishme, pavarësisht se kanë më pak vota, për t’u siguruar që Tirana ka një rezultat të njëtrajtshëm në të gjithë sipërfaqen e vet, në të gjithë territorin e vet”, thotë Veliaj.

Kreu i Bashkisë thekson se me përqendrimin e popullsisë në qarkun e Tiranës dhe roli dhe pesha në zgjedhje merr një rëndësi të veçantë. “Ne kemi një parti që është partia më e disiplinuar dhe partia më e madhe. Sigurisht Tirana ka një rol të veçantë se Qarku i Tiranës është i vetmi qark që vazhdon të rritet. Nëse në qarqet e tjera kemi tkurrje të popullsisë që përkthehet në tkurrje të mandateve, në Tiranë kemi rritje të popullsisë dhe rritje të mandateve. Prandaj, roli i Tiranës në çdo Parlament të ardhshëm do të jetë gjithnjë e më i madh. Nëse për disa kryetarë të tjerë ose drejtues të tjerë halli me të cilin përballen është tkurrja, sfida jonë është rritja, pra si do menaxhohet kjo rritje jo vetëm në menaxhimin e qytetit, por edhe mënyrën si kjo do të përkthehet në rritje të angazhimit politik.

Duke u ndalur në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS të zhvilluar pak ditë më parë, Veliaj nënvizoi se në nga detyrat është sigurimi i një fitoreje lineare dhe një hapje të partisë kudo.

“Nëse ka një mesazh që erdhi nga Asambleja, ishte mesazhi i hapjes. Partitë që mbyllen janë parti që shuhen. Po të shohësh si është tkurrur LSI-ja, iu desh të ndërronte emrin që të mos identifikohej me një katastrofë politike. Po të shohësh se si PD-ja prapë është tkurrur nga një parti që kontrollonte të gjithë vendin u kthye në një parti që kontrollonte vetëm Tiranën në vitin 2015 dhe pastaj vetëm bulevardin, pastaj vetëm oborrin, pastaj vetëm në rrugicë dhe tani vetëm një dritare. Dhe unë besoj se është fatkeqësi nëse nuk mëson edhe nga gabimet e kundërshtarëve. Shumë prej këtyre prurjeve, qoftë ata që kanë mbushur moshën madhore, qoftë që janë profesionistë të rinj apo që janë kthyer, janë asete të jashtëzakonshme që mund të kontribuojnë në një parti që qeveris sot 55 bashki dhe Republikën. Ata mund të japin ide të reja, mund të injektojnë mënyra se si bëhen gjërat më ndryshe, më mirë, pak më shpejt. Kështu që, në këtë sens mesazhi është një hapje masive”, thotë ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U PËRPLAS NGA "BENZI" QË PO ECTE ME SHPEJTËSI/ Ndërron jetë në spital një nga të plagosurit. Dy të tjerë në gjendje të rëndë (EMRAT)
Previous article MARRËVESHJA ME ITALINË PËR EMIGRANTËT/ Zbardhet vendimi i Gjykatës Kushtetuese! I hap rrugë ratifikimit nga Kuvendi

s.autor

Postime të ngjashme

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë Politikë

“SISTEM PROKURORIMI ME AI”/ Rama në Gjermani: Shqipëria, laboratori inteligjent në Europë

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz Breaking News

PROTESTAT NË TIRANË/ Rama: Në atë Bulevard ku sot festojnë lirinë flamingot, janë vrarë njerëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT