• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS ndez motorrat/ Edi Rama mbledh Sekretariatin dhe Kryesinë për sezonin e ri politik
Home
Shqipëri

PS ndez motorrat/ Edi Rama mbledh Sekretariatin dhe Kryesinë për sezonin e ri politik

28 August, 2019 Redaktor1 Breaking News, Ekskluzive, Politikë, Shqipëri, Shqipëri

Lamtumirë pushime verore dhe mirësevini në sezonin e ri politik të mazhorancës qeverisëse. Me sa duket ky është mesazhi I heshtur që po përcillet ditët e para të kësaj jave, në ambjentet e qeverisë dhe të selisë së Partisë Socialiste, ku ka filluar të lëvizi gjithçka.

Kryeministri Edi Rama sipas raportimeve të medias të martën ishte në Lezhë, në takim me drejtuesit politikë të rajonit të Veriut të Shqipërisë, që përfshin 4 qarqe dhe 15 bashki të vendit. Theksi u vendos tek filozofia e re e funksionimit të pushtetit lokal pas zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe bashkëqeverisja e PS me qytetarët.

Ndërsa e mërkuara mësohet se ka nisur që në 08.30 në selinë rozë në qendër të Tiranës, ku është zhvilluar mbledhja e parë e sekretariatit të PS për këtë sezon të ri politik. Në shtator socialistët nisin fushatën për zgjedhjet e brendshme në parti, një proces sipas parimit “një anëtar një votë” që do të kulmojë me Kongresin e janarit 2020.

Pasdite në funksion të kësaj axhende të re politike, Partia Socialiste mbledh në orën 18.00 Kryesinë e saj ku pritet veç të tjerash që të diskutohet për drejtimin politik të qarkut të Shkodrës, pas dorëheqjes së Valdrin Pjetrit. Mediat kanë publikuar edhe 4 emrat që mendohet se do të diskutohen për të përzgjedhur drejtuesin e ri politik të qarkut të rëndësishëm të veriut.

Bëhet fjalë për Senida Mesin ish zv. Kryeministre, Megi Ajtyresën ish Kryetare e FRESSH, Zef Çunin ish- zv. Ministër i Kulturës dhe Astrit Becin ish deputet i PS. Asgjë nuk është zyrtare, ndaj pritet përfundimi i mbledhjes së Kryesisë së PS për të mësuar vendimin zyrtar, si dhe vendimet e tjera që pritet të meren në të.

Ndryshe nga partitë e tjera, PS po tregon se e ka shumë të qartë axhendën e saj politike në vijim, ndaj nuk po humbet më kohë për tia nisur nga puna që tani në gusht, për sezonin e ri politik që fillon në shtator.

Alpenews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJITUR ME MAKINËN E VIKTIMËS/ Ky është mjeti i djegur i dyshuar si i autorëve të vrasjes së Santiago Malkos (FOTO) 
Previous article BREXIT/ Boris Johnson i pa parashikueshëm, do të mbyllë Parlamentin deri në 15 Tetor. Mbretëresha e përfshirë

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT