Partia Socialiste ka shënuar fitoren e pestë në zgjedhjet e pjesshme vendore duke marrë edhe Bashkinë e Durrësit.
Kur na ndajnë vetëm 2 kuti nga përfundimi i numërimit në qytetin bregdetar, Emiriana Sako numëron 39.090 vota duke shënuar një diferencë të thellë me vendin e dytë, kandidatin e “Shtëpisë së Lirisë”, Ardian Mukën i cili ka marrë 19.844 vota.


