Takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama është në Elbasan, ku qindra qytetarët janë mbledhur në stadiumin “Elbasan Arena” jo vetëm në ambientet e brendshme të saj, por edhe jashtë, në respekt të masave anti COVID.
” E ndjej veten në atmosferën e një ndeshjeve të kuqezinjve, pjesë e një skuadre kombëtare që në 25 prill nuk do të shkojë te kutia e votimit, për një palë, por për çdo shqiptare”, tha Rama.
Ai ka treguar dhe numrin e kartës së tij të ID, si një përgjigje për akuzat e shumta se patronazhistët po vjedhin të dhënat.
“G40704039G. Kujt i duhet ky numër, ç’i dihet? Se e dëgjuat Liken, më kanë marrë numrin, o Like p ne të dimë shumë gjëra ty, prandaj mos u shqetësoni fare, ID e cila është trashëguar nga një kohë tjetër, sot nuk është ende ID që duhet të jetë sepse do të ishte problem nëse ID jonë nuk do ishte thjesht një dokument identifikimi, por do kishte brenda të dhënë të tjera konfidenciale sic kanë ID e tjera në shumë vende, kjo është si me të marrë targën e makinës”, tregoi Rama.


