• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PS INJORON SANKSIONET AMERIKANE PËR AQIF RAKIPIN”/ BIRN: Rama ka zgjedhur heshtjen
Home
Politikë

“PS INJORON SANKSIONET AMERIKANE PËR AQIF RAKIPIN”/ BIRN: Rama ka zgjedhur heshtjen

19 April, 2022 F.autor Politikë

Grupi parlamentar socialist injoroi sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara ndaj ish-deputetit Aqif Rakipi gjatë mbledhjes që u mbajt të martën, ndonëse kishte paralajmëruar se do të mbante një qëndrim.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, dy deputetë socialistë e fituan mandatin me mbështetjen e drejtpërdrejtë të njeriut që SHBA-të e cilësojnë “ish-deputeti famëkeq” me lidhje me krimin e organizuar. Djali i tij, Ornaldo Rakipi arriti të thyente herësin dhe u rendit në listën fituese ndonëse nuk kishte asnjë përvojë të mëparshme politike apo publike. Gjithashtu, dhëndri i vëllait të Rakipit, Sajmir Hasalla fitoi një mandat në Elbasan.

Kryetari i grupit, Taulant Balla, u mjaftua me një njoftim për mediat që përmblidhte fjalën e tij para deputetëve në mbledhjen me dyer të mbyllura.

“Nëse ka diçka që ne si familje politike dallohemi nga të tjerët, është se kurrë nuk kemi përdorur standarde të dyfishta. Qëndrimi ynë është i njëjtë gjithmonë dhe ne i respektojmë vendimet e Shteteve të Bashkuara, aleatit tonë strategjik,” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Balla.

 

 

Në këtë mbledhje merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili gjithashtu ka zgjedhur heshtjen për sanksionet amerikane ndaj njërit prej aleatëve të tij në zgjedhjet parlamentare.

Përfaqësues të opozitës e konsideruan këtë heshtje të Ramës si mburojë për “non-gratat”.

“Për kë bleu vota Aqif Rakipi dhe krimi i organizuar në 25 prill? Edi Rama e di përgjigjen e kësaj pyetje, prandaj po mbron ortakët e tij në këtë krim zgjedhor, pa të cilët nuk do të ishte në pushtet,” shkroi Lulzim Basha, ish-kreu i Partisë Demokratike në Facebook.

Edhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se mungesa e një vendimi nga PS “është dëshmi e pushtetit që klubi i non-gratave ka në politikën shqiptare”.

“PD e ka denoncuar kohë më parë përfshirjen e Aqif Rakipit në procesin e blerjes së votave. Ky fakt i konfirmuar dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit nuk arriti ta bindë Edi Ramën dhe deputetët e tij se votat e blera për llogari të të birit duhet të jenë një alarm për ecurinë normale të parlamentarizmit..,” tha Alibeaj.

Departamenti amerikan i Thesarit shpalli sanksione financiare për Rakipin më 11 prill, duke e konsideruar atë me ndikim të dëmshëm dhe destabilizues në proceset politike në Shqipëri. Pjesë e sanksioneve ishte edhe pronari i televizionit Ora News, Ylli Ndroqi./Reporter.al/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SHI, SHI..."/ Rama bëhet nostalgjik për vëthin në rini dhe i drejtohet Ahmetajt: Jepjani këtij ëmbëlsirat se është helm
Previous article IRONIZON Rama: Me PD ju dukej vetja si turistë. Rindërtimin s’po e bëjmë për vota, kjo QEVERI e poshtër...

F.autor

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard Breaking News

INTERVISTA/ Rama për mediat britanike: Protestat nuk përfaqësojnë shqiptarët, algoritmi bëri shumë për t’i sjellë njerëzit në bulevard

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar Politikë

AKUZA QEVERISË PËR ZJARRET/ Berisha: Vendi i rrezikuar, Rama dhe ministrat rreziten e luajnë kumar

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin… Politikë

“NË SELENICË KEMI EDHE UJË TË KRIPUR NË MAL”/ Rama ironizon kryebashkiakun “rebel” të PS: Faleminderit për informacionin…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT