Partia Socialiste feston 30-vjetorin, Elisa Spiropali me një postim në “facebook” ka zgjedhur të urojë githë socialistët.
Postimi i Elisa Spiropalit:
Gëzuar PS🌹
Partia Socialiste e Shqipërisë në 30 vjet ka ndarë historinë dhe fatin me Shqipërinë. Të dyja dalë nga errësira komuniste e fillim-viteve ’90 të çorientuara në kërkim të dritës, të ndërgjegjes, dhe të vërtetës.
Partia Socialiste ashtu si Shqipëria e tranzicionit nuk e ka patur të lehtë. Mungesa e informacionit, dijeve, trashëgimisë pluraliste, prezenca e pandarë e sherrnajës politke dhe papjekurisë demokratike kanë qenë shoqëruese në këto 30 vite, por kurrë nuk e kanë nxjerrë Partinë Socialiste nga binarët institucionalë dhe shinat e interesit kombëtar.
Partia Socialiste ka farkëtuar tashmë identitetin e saj evropian dhe progresist. Ne po ndërtojmë Shqipërinë e të gjithëve, me shtet funksional, institucione të qëndrueshme, drejtësi, punë dhe të ardhme për brezat.
Ne punojmë për Shqipërinë e besimit, respektit dhe mundësisë për çdo njeri. Ne besojmë të Shqipëria e punës, e shpërblimit të drejtë dhe taksimit të ndershëm sipas punës.
Ne duhet të luftojmë që askush në Shqipëri të mos dështojë për shkak të gjinisë, shtresës shoqërore, prejardhjes, përkatësisë fetare, etnike, politike.
Ne jemi forca politike udheheqëse e Shqipërisë. Kemi fituar një mandat të tretë historik me Edi Ramën kryetar dhe Kryeministër. Për të ndërtuar Shqipërinë post-tranzicion. Infrastrukturën moderne. Sistem arsimor që sjell zhvillim. Bujqësi që eksporton. Turizëm të qëndrueshëm. Prodhim vendas. Shërbime të shpejta pa zvarritje dhe rryshfet. Administratë publike meritokratike që përballon betejën e negociatave për standartet e integrimit në BE.
Ne duhet ta fitojmë betejën për Shqipërinë.
Kjo është dekada jonë për Shqipërinë e të gjithëve.
Krenare për PS❤