• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PS E VENDOSUR”/ Balla: Luli nuk e do hapjen e listave as 100 % as 10 %, njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat
Home
Politikë

“PS E VENDOSUR”/ Balla: Luli nuk e do hapjen e listave as 100 % as 10 %, njësoj si Shkëlzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit për boronicat

29 July, 2020 F.autor Breaking News, Politikë

Kryetari i grupit socialist Taulant Balla u shpreh se PS-ja është e vendosur dhe nesër do të miratohet hapja e listave.

Gjatë fjalës që mbajti në Kuvend Balla deklaroi se Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences.

“PD thotë nuk duam ne qu ju të votoni ndryshimet Kushtetuese se duam t’i hapim listat 100%! Po si hapen listat 100%  për zgjedhjet e ardhshme, pa u votuar ndryshimet kushtetuese nesër? Këtë Luli nuk e thotë, nderkohë që thotë se paskemi shkelur afatet e Kodit të Praktikave të mira  të Komisionit të Venecias që nuk këshillon ndryshime 1 vit para zgjedhjeve! Po edhe Kodin e Praktikave të mira Luli e lexon sipas qejfit, sepse po t’i qendrojmë strikt leximit atëherë ne s’duhet ta votonim as marrëveshjen e 5 qershorit, se edhe ajo i bie më pak se 1 vit para zgjedhjeve të ardhshme.

Domethënë sipas Lulit, ne sot jemi vonë për hapjen e listave, prandaj duhet t’i shtyjmë që tl jemi më herët kur të bjerë dakord Luli! Por të presësh Lulin të bjerë dakord për listat e hapura është njësoj si të presësh Zenin të bjerë dakord për hapjen e hetimit për kreditë e padeklaruara të fabrikës së boronicave apo të ndonje fabrike tjetër manaferrash!

Sepse Zeni nuk ka vetëm një kredi 1.8 milione Euro qe nuk merret vesh si ia kane dhene dhe pse ia kane dhene me kaq bujari, po ka edhe nje tjeter 5.4 qe ia kane lene peshqesh ne shporten e boronicave. Po te dy cunat e Babit, edhe cuni nga mami edhe cuni nga partia, kane te perbashket te pakten dy gjera: E para, genjejne pa piken e stresit dhe e dyta jane aq dembele sa pertojne te fshehin edhe gjurmet e rrenave te tyre! Lulzim Basha nuk e do hapjen e listave as 100 perqind, as 10 perqind, njesoj si Shkelzen Berisha nuk e do hapjen e hetimit per boronicat prej floriri, sepse as listat e Lulit, as boronicat e Zenit, nuk e durojne dot driten e transparences.

Nga kjo foltore i them Lulzim Bashes dhe asaj qe ai e quan opozite e bashkuar, se neser ne do t’i hapim listat, do Luli s’do Luli, ndersa Zenit s’kam c’i them, por i bej thirrje Spakut te nise hetimet per kete djale me fat, qe pa punuar nje dite ne jete disponon miliona euro kredira, duke u deklaruar ndermjetes (dmth sekser). Cfare ndermjeteson ky tip dhe kush jane subjektet qe i paguajne ketij tipi qindramijera euro ne vit per ndermjetesime?!”- tha Balla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GRATË JAPONEZE NUK FLEJNË ME BASHKËSHORTËT/ Ja cilat janë arsyet pse ata nuk shtrihen në një shtrat
Previous article PËR FLOKË TË SHËNDETSHËM/ Gjithçka që ju duhet është përdorimi i vajit të ullirit

F.autor

Postime të ngjashme

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses Aktualitet

U QËLLUA ME PLUMB NË SY/ Qeveria miraton fondin 5 mln lekë për mjekimin e Erion Vishkullit në Itali! Operacioni u krye sot me sukses

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja Politikë

"BUXHET HISTORIK, MBI 10 MILIARDË EURO"/ Rama: Mesazhi i qartë, duam më shumë biznese e investime vendase e të huaja

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër Breaking News

PAKETA E RE FISKALE/ Rama: Heqim taksën e qarkullimit nga karburanti, çmimi ulet me 32 lekë për litër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT