• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS DREJT FITORES NË DIBËR/ Rrahim Spahiu: Do bëjmë më të mirën! Manja: Dosja 184 fantazi…
Home
Politikë

PS DREJT FITORES NË DIBËR/ Rrahim Spahiu: Do bëjmë më të mirën! Manja: Dosja 184 fantazi…

7 March, 2022 s.autor Politikë

Rrahim Spahiu, kandidati kryesues i Partisë Socialiste për të fituar bashkinë e Dibrës tha për Report Tv se do të bëjë më të mirën për qytetarët. Duke u nisur nga një vëzhgim i gazetarit Arsen Rusta se në disa shkolla në zonën e Dibrës, infrastruktura ishte e dëmtuar, në këtë 7 Mars, Festën e Mësuesit, Spahiu premtoi se do të investohet dhe do të bëhet gjithçka për ta përmirësuar.

‘Do bëjmë çmos për të bërë më të mirën për qytetarët. Patjetër që do bëjmë gjithçka për ta përmirësuar infrastrukturën e shkollave.’- tha Spahiu.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, drejtues politik i PS-së në Dibra tha se rezultati në Dibër tregon mbështetjen që po i jepet qeverisë Rama. Fitorja e parë sipas Manjës, është pjesëmarrja e lartë e dibranëve në zgjedhje. Manja po ashtu thumboi opozitën për dosjen 184, ku akuzohej PS për blerej votash, duke thënë se ishte vetëm një fantazi e opozitës.

‘Në fakt ndihem shumë mirë edhe pse në kushte të vështira në motit, dibranët i dhanë një leksion demokracie mbarë Shqipërisë. Fitorja e pare e PS-së në Dibër ishte pjesëmarrja në votime. Rrahim Spahiu është në avantazh me tre kandidatët e tjerë. Zgjedhjet e 6 marsit konfirmojnë mbështetjen për PS-në për reformat e qeverisë Rama. Janë një test i mirë për zgjedhjet e ardhshme lokale. PS i ka ofruar Dibrës një kandidat përtej të majtës dhe të djathtës. Ai do të jetë qytetari i parë i Dibrës për të bërë më të mirën për qytetarët.

Një nga kërkesat që na është bërë është edhe rikonstruksioni i Pallatit të Sportit dhe premtimi i parë i Rrahimit është edhe rikonstruksioni i këtij pallati. Fitorja e 6 marsit është një rikonfirmim i qartë që Dibranët kanë për PS, dhe treguan mirënjohjen për qeverinë Rama për rrugën e Arbrit. Dosja 184 ka qenë vetëm fantazi e opozitës, por për atë dosje të flasë drejtësia. Punët e mira për Dibrën do të jenë përpara.’- tha Manja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUSHTIMI RUS/ Mbretëria e Bashkuar ndan 100 milionë dollarë për Ukrainën
Previous article "TRONDITET" TOKA/ Lëkundje tërmeti gjatë natës në vend, ja ku ishte epiqendra

s.autor

Postime të ngjashme

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit Politikë

JEP LAJMIN/ Rama: Linja direkte Tiranë-SHBA, drejt finalizimit

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar Politikë

INVESTIMET NË ZVËRNEC DHE SAZAN/ Zbulohet se çfarë do të diskutojë Rama të shtunën me Grupin Parlamentar

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së Breaking News

PROTESTAT/ Rama mban të shtunën mbledhjen e zgjeruar të Grupit Parlamentar të PS-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT