• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PS DHE PD BASHKON VOTAT NË KOMISIONIN E LIGJEVE/ Miratohet propozimi për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale
Home
Politikë

PS DHE PD BASHKON VOTAT NË KOMISIONIN E LIGJEVE/ Miratohet propozimi për krijimin e regjistrit të personave të dënuar për krime seksuale

19 July, 2022 s.autor Politikë

Maxhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin e Ligjeve për miratimin e projektligjit për krijimin e një regjistri kombëtar që do të mbajë të dhënat e personave të dënuar për krime seksuale.

Votimi u bë ditën e sotme ndërkohë që asnjë nga deputetët nuk votoi kundër. Vendimi u përshëndet nga të dyja palë si shenjë e vullnetit të mirë të bashkëpunimit në interes të qytetarëve.

Nismëtarja e këtij projektligji Erisa Xhixho falenderoi kolegët e të dyja palëve në këtë komision. “Edhe unë kam një falenderim. Faleminderit kolegëve dhe institucioneve që kanë bashkëpunuar për draftin. Faleminderit që keni marrë parasysh sugjerimet tona që të jetë një ligj sa më i mirë. Uroj që të enjten në seancë të jemi pro këtij ligji”, tha ajo.

Ndërsa Iris Luarasi një nga mbështetëset e këtij propozimi njoftoi edhe nismën e radhës që do të paraqesin në Kuvend për mbrojtjen nga krimet seksuale.

“Dua të falenderoj ju të gjithë për bashkëpunimin. Dua të falenderoj qytetarët që e kanë mbështetur. Me firmat e 22 mijë qytetarëve mund të bëhen ndryshime. Shumë shpejt duam të sjellim kastrimin seksual. Kastrimi seksual është pilula që ul dëshirën për sulmuar seksualisht.

Nuk është e pakthyeshme. Ka një efekt 2 deri në 4 vjet. Duhet të jemi koshientë që në një vend të varfër pjesa e monitorimit është shumë e vështirë. Të gjithë ata që janë prindërit e dinë shumë mirë që kjo do ishte më e pakta që mund të kërkonin”, tha Luarasi.

Nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj vuri theksin te bashkimi i forcave për një kauzë. “Falenderoj kolegët e opozitës. Kur nuk futet politika në mes ne marrin më të mirën nga njëri tjetri. Dhe kjo duket”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article HAPJA E NEGOCIATAVE/ Basha: Hapi i sotëm, detyrim nga i cili s’duhet të ikë askush
Previous article "KOSVA FESTON ARRITJET TUAJA"/ Kurti uron Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut pas çeljes së negociatave me BE

s.autor

Postime të ngjashme

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj Breaking News

"KËTA GJAKPRISHUR VIJOJNË ME..."/ Rama ironizon protestuesin: Shikojeni kush do t’ju shpëtojë nga unë, patrioti që nuk lexon dot një ligj

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027 Politikë

REFORMA TERRITORIALE/ Mazniku: Synojmë një sistem më efikas vendor përpara zgjedhjeve të 2027

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe... Politikë

RAMA VENDOSI FLAMINGOT FOTO PROFILI/ Marjana Koçeku ia kthen me IRONI: Mund t’ia sugjeroni edhe...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT