Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka komentuar arrestimin e Marko Gjuriç sot në Kosovë, pas hyrjes në mënyrë ilegale.
Pacolli e vlerëson punën e Policisë së Kosovës si dhe ka bërë të ditur që policia po bën gjithcka për deportimin e tij jashtë kufijëve të Kosovës.

Deklaratat e tij janë cilësuar si skandaloze nga mediat serbe. Sic shkruan “Telegraf.rs”, ministri i Jashtëm i Kosovës, teksa ka folur për arrestimin e Gjuriç ka thënë:
“Policia vetëm sa respektoi ligjin. Veprimi zgjati vetëm 5 minut”.
“Ai tha se krerët serbë, duke përfshirë presidentin dhe kryeministrin, ishin të informuar për veprimin e policisë. Pacolli gjithashtu vuri në dukje se autoritetet e Kosovës besojnë se Gjuric u fut në Kosovë përmes rrugëve të paligjshme. Sipas tij, Gjuriç dyshohet se u fut në Kosovë natën e kaluar përmes rrugëve alternative, dhe nuk ka kaluar kufirin legal. Megjithatë, ai shtoi se kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht”, shkruan “Telegraf.rs”.


