• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROVOKIMI I ALFRED PEZËS/ Cikël shkrimesh për politikën shqiptare, frymëzuar nga “Game of Thrones”!
Home
Shqipëri

PROVOKIMI I ALFRED PEZËS/ Cikël shkrimesh për politikën shqiptare, frymëzuar nga “Game of Thrones”!

3 May, 2019 Redaktor1 Breaking News, Politikë, Shqipëri, Shqipëri

Prej tre ditësh, në facebook-un e tij personal, Alfred Peza ka nisur nën okelion “Game of Thonë”, një seri provokative shkrimesh, për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. “Game of Thonë” duket si një lojë fjalësh, që të sjellin menjëherë në mendje titullin e serialit epik që po ndiqet në televizionet e rreth 200 vendeve të botës, “Game of Thrones”.

Siç e shpjegon vetë Peza, ky cikël i përditshëm i publicistikës politike që kanë nisur më 1 maj në formën e një “telenovele”, do të na ndjeki deri në 30 qershor. Por, nisur nga përvoja e tij e shkuar me librin “Ditari i 23 Qershorit”, nuk është çudi që shkrimet të vijojnë deri në shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të përgjithshme lokale.

Siç dihet, mazhoranca qeverisëse e kryeministrit Edi Rama, është deklaruar e vendosur për ti zhvilluar zgjedhjet, pavarësisht se një koalicion partish rreth PD dhe LSI, kanë deklaruar se do ti bojkotojnë ato. Pas diegies së mandateve të deputetëve dhe daljes nga sistemi Parlamentar, opozita e vjetër tradicionale, rrezikon daljen përgjithmonë nga sistemi politik në Shqipëri.

Ashtu si “Game of Thrones” edhe “Game of Thonë” i Pezës, ka në qendër të saj temën e pushtetit dhe përfaqësimit politik. Provokimi qëndron në faktin se analisti dhe politikani, pyetjen që shtrohet në serialin e famshëm bazuar në telenovelat e George R. R. Martin se kush duhet ti qeverisë “7 Mbretëritë” në botën e fantazuar të Uesteros, i përgjigjet me shqiptarizimin e saj.

Në qendër të shkrimeve të Pezës, pritet të jenë “7 Mbretërit” e politikës shqiptare në Ballkan: Edi Rama, Sali Berisha, Lulzim Basha, Ilir Meta (+Monika Kryemadhi) në Shqipëri. Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj në Kosovë dhe Ali Ahmeti në Maqedoni. E ashtu si në film, edhe në serialin e tij të shkrimeve, Peza premton se do të na zbulojë çdo ditë prapaskenat e “Luftës së Fundit” për të sunduar “Fronin e Shpatave” shqiptare!

Alpenews.al    

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS SUKSESIT ME AJAX/ Van de Beek është "plani B" i Real Madridit
Previous article REHABILITIMI I PORTIT TË VLORËS/ Turismo.al: Vendstrehim, i anijeve turistike

Redaktor1

Postime të ngjashme

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve Politikë

"HONXHO-BONXHOT MË TREGOJNË..."/ Qytetarët i kërkojnë dorëheqjen, Rama injoron 5 kërkesat e protestuesve

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua Politikë

"NËSE DO SHISNIM SHQIPËRINË, SAZANI DO ISHTE..."/ Rama nga Vlora: Vendi është p*rdhunuar shumë kohë para se të më jepnit besimin mua

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT