• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROVOKIM NË DETIN E KINËS JUGORE? Kina patrullon aty ku SHBA me aleatët njoftuan për stërvitje detare
Home
Nderkombetare

PROVOKIM NË DETIN E KINËS JUGORE? Kina patrullon aty ku SHBA me aleatët njoftuan për stërvitje detare

7 April, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Ushtria e Kinës tha të shtunën se ka kryer patrullime ajrore e detare dhe se të gjitha veprimet “të cilat pengojnë Detin e Kinës Jugore” janë nën kontroll. Duket se kjo është një përgjigje e Kinës ndaj stërvitjeve detare të Shteteve të Bashkuara me aleatë.

Shefat e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Japonisë, Australisë dhe Filipineve, njoftuan të shtunën se do të mbajnë stërvitje të përbashkëta në det, për ta ruajtur sundimin e ligjit dhe të drejtën për të lundruar përmes dhe për të fluturuar mbi ujërat e këtij deti.Kina ka mosmarrëveshje territoriale ta kamotshme me disa vende të Azisë juglindore në Detin e Kinës Jugore, i cili është rrugë shumë e rëndësishme e tregtisë. Përplasjet me Filipinet në veçanti janë rritur nga viti i kaluar.

Shtetet e Bashkuara kanë kryer patrullime të përbashkëta me Filipinet si shenjë mbështetjeje për të. Kina thotë se SHBA-ja po i nxit tensionet duke u përzier në mosmarrëveshjet e tyre. Në një komunikatë të shkurtër, Komanda Jugore e ushtrisë kineze tha se ka organizuar patrullime dhe se “të gjitha aktivitetet ushtarake të cilat e pengojnë Detin e Kinës Jugore dhe krijojnë pika të nxehta janë nën kontroll”.

Në komunikatë nuk u përmendën Shtetet e Bashkuara, apo stërvitjet e përbashkëta.

As Shtetet e Bashkuara e aleatët e tyre nuk e përmendën Kinën në komunikatën e tyre, por këto katër vende e ritheksuan qëndrimin e vet se një vendim i arbitrazhit ndërkombëtar – i cili i zhvlerësoi pretendimet e mëdha të Kinës në Detin e Kinës Jugore – është përfundimtar dhe ligjërisht detyrues.

Rritja e tensioneve në ujërat e kontestuara pritet të jetë në krye të agjendës kur presidenti amerikan, Joe Biden, i pret homologët e vet nga Japonia dhe Filipinet në një takim në Shtëpinë e Bardhë këtë javë./Rel/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FLET PAS ELEMINIMIT/ Ilnisa: Ja kë shoh në finale! Egla duhet të zbërthehet deri në fund
Previous article ËSHTË 111-VJEÇ/ Flet njeriu më i vjetër në botë: Është thjesht fat, nuk kam sekret për jetëgjatësinë

s.autor

Postime të ngjashme

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha Botë

"HORMUZIN E KONTROLLOJMË NE"/ SHBA dhe Irani me deklarata kontradiktore për bisedimet në Doha

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani Botë

ÇMIMI I HORMIZIT/ Teherani kundërshton sugjerimin e Macron: Do të kryhet vetëm nga Teherani

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s Botë

"ALEATËT PO PROMOVOJNË..."/ Ish-kryeministri britanik, kandidati kryesor për postin e kreut të NATO-s pas Mark Rutte-s

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT