• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROVIMI/ Rrezikojnë vendin e punës 5 mijë mjekë, farmacistë e stomatologë
Home
Sociale

PROVIMI/ Rrezikojnë vendin e punës 5 mijë mjekë, farmacistë e stomatologë

29 November, 2017 Redaktor2 Aktualitet, Breaking News, Sociale

Më shumë se 5 mijë mjekëve, farmacistëve dhe stomatologëve u rrezikohet vendi i punës nëse nuk marrin notë kaluese në provimin e certifikimit. Ministria e Shëndetësisë ka miratuar një program për profesionet e shëndetësisë, ku parashikon që mjekët, farmacistët dhe stomatologët të marrin pjesë në trajnime për të fituar kredite. Për ato profesione të cilët nuk plotësojnë numërin e kërkuar të krediteve, atëherë janë të detyruar që të bëjnë provimin e certifikimit.

Nëse në këtë provimi nuk e marrin 5 herë rresht, atëherë humbet vendi i punës. Pikërisht këtë penalizmi e rrezikojnë më shumë se 3 mijë mjekë, 1500 farmacistë dhe 1 mijë stomatolog. Nga mosplotësimi i numrit të kërkuar të krediteve, ata janë të detyruar që të marrin note kaluese neë provimin e certifikimit, për të ruajtur vendin e punës. Ky provim do të zhvillohet duke filluar nga data 7 dhjetor 2017. Gazeta ju sjell sot të plotë datat e provimi të certifikimit për mjekët, farmacistët dhe stomatologëttë cilët do testohen në dhjetor.

Mjekët
Në datat 7.8,12,13,14 dhjetor 2017, ora 9.00 në Fakultetin e Mjekësisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për mjekët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014,sipas specialiteteve përkatese.  E enjte, 7 dhjetor 2017 zhvillohet provimi për këto fusha: Anestezi Reanimacion, Endokrinologji, Hematologji, Biokimi, Semundje infektive, Urologji, Obstetrike Gjinekologji. E premte, 8 dhjetor 2017 zhvillohet provimi për këto fusha: Mjekesi familje, Kirurgji, Onkologji, Ortopedi, ORL, Nefrologji, Neurologji.

E marte, 12 dhjetor 2017: Neurokirurgji, Okulistike, Gastrihepatologji, Alergologji, Pediatri, Imazheri, Psikiatri. E merkure, 13 dhjetor 2017: Reumatologji, Kardiologji, Pneumologji, Mikrobiologji, Anatomi patologjike dhe mjekesi ligjore, Shendet publik, Urgjenca mjekesore. E enjte, 14 dhjetor 2017: Imunologji, Dermatologji, Toksikologji, Hipertoni dhe mjekesi interne. Pjesëmarrësit në provim duhet: Të jenë të pajisur me dokument identiteti (kartë identiteti ose pasaportë), si dhe me një fotokopje të saj. Të kenë faturën e pagesës për provimin e certifikimit. Të paraqiten së paku 30 minuta përpara fillimit të provimit.

Farmacistët dhe Stomatologët
“Ditën e enjte, më datë 7 dhjetor 2017 në ora 09.00 tek Departamenti i Farmacisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për farmacistët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014. Ditën e enjte, më datë 8 dhjetor 2017 në ora 09.00 tek Fakulteti i Stomatologjisë zhvillohet Provimi i Certifikimit për stomatologët të cilët nuk kanë përmbushur detyrimet e ciklit të parë të certifikimit 2010-2014”, – thotë Qendra e Edukimit në Vazhdim.

Kryerja e provimit
Pjesëmarrësi në provimin e riçertifikimit duhet të ketë parasysh rregullat e mëposhtme:

Të jetë i pajisur me kartën e identitetit
Të jetë i pajisur me vërtetimin e regjistrimit për provim
Të paraqitet të paktën 30 minuta përpara fillimit të provimit
Të mos përdorë celularin ose mjete të tjera komunikimit gjatë provimit
Të mos komunikojë gjatë zhvillimit të provimit.

Vlerësimi i provimit
Komisioni i provimit të ricertifikimit, pas përfundimit të provimit kryen vlerësimin e pjesëmarrësve në provim. Provimi i riçertifikimit cilësohet i kryer me sukses nëse profesionisti ka marrë të paktën 50% të pikëve maksimale.

Shpallja e rezultateve
Rezultatet e provimit të ricertifikimit shpallen nga AKP, e cila i përcjell UP-ve dhe MSH-së listën e rezultateve të provimit të riçertifikmit.  Shpallja e rezultateve bëhet sipas numrit të lejes së ushtrimit të profesionit dhe jo të emrit të profesionistit. Profesionisti pjesëmarrës në provim ka të drejtë të verifikojë përgjigjet e dhëna dhe të kontestojë rezultatin me një ankesë me shkrim pranë AKP-së brenda 5 ditëve nga shpallja e rezultatit. AKP-ja shqyrton ankesën dhe kthen përgjigje të argumentuar brenda 30 ditëve. Në rastet kur AKP-ja sugjeron rivlerësimin e rezultatit, këkohet vendimi i Komisionit të Provimit të Riçertifikimit.

Regjistrimi dhe pranimi në provim
Profesionisti i cili njoftohet për detyrimin për të kryer provimin e riçertifikimit duhet të bëjë një kërkesë me shkrim për t’u regjistruar për provim pranë AKP. Lista e profesionistëve të cilët duhet të regjistrohen dhe të kryejnë provimin dërgohet nga QKEV në AKP. Kërkesës për regjistrim duhet t’i bashkëngjiten dokumentet e mëposhtëm:

a) fotokopje e kartës së identitetit

b) fotokopje e lejes së ushtrimit të profesionit

c) fatura e pagesës për provimin e riçertifikimit

Dokumentacioni i mësipërm dorëzohet vetëm në regjistrimin e parë dhe shërben edhe për regjistrimin pasardhës në rast përsëritjeje.

Provimi  i riçertifikimit

Provimi i riçertifikimit kryhet për të vlerësuar nivelin e njohurive dhe kompetencave të profesionistëve që nuk janë angazhuar plotësisht në edukimin e tyre në vazhdim gjatë një cikli riçertifikimi  dhe për të garantuar përputhjen me kërkesat bashkëkohore të  praktikës profesionale.

Përmbajtja e provimit hartohet nga Komisioni i Provimit të Ricertifkimit në përputhje me fushën e veprimtarisë profesionale dhe me zhvillimet e reja shkencore në këtë fushë.

Provimi i riçertifikimit për profesionistët e së njëjtës fushë specialiteti kryhet në të njëjtat data.

Pas përfundimit me sukses të provimit, pjesëmarrësit në provim i jepet dëshmia përkatëse, e cila dorëzohet pranë Urdhrit Profesional.

Përjashtohet nga detyrimi për të dhënë provimin:

– Profesionisti i punësuar në shërbim publik shëndetësor, i cili për 2 vjet ose më pak arrin moshën e pensionit.

– Profesionisti, i cili ka marrë lejen e ushtrimit të profesionit për herë të parë 2 vjet përpara përfundimit të ciklit të riçertifikimit./Shqiptarja. com

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Njihuni me nominimet e “Grammy Awards”/ Lista kryesohet nga...
Previous article VIDEO/ Duhet të kalosh 999 shkallë për ta arritur, kjo është porta e qiellit

Redaktor2

Postime të ngjashme

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit Aktualitet

"MË DHIMBSET SE E KAM..."/ Djali i vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, flet për herë të parë nëna e Violand Braçellarit

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë Aktualitet

E PËSON KEQ/ Mbi 1 kg heroinë në makinë, arrestohen dy persona në Tiranë

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT