• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Provimi për punësimin e mësuesve, ndryshon skema. Ja risitë e portalit
Home
Sociale

Provimi për punësimin e mësuesve, ndryshon skema. Ja risitë e portalit

4 February, 2018 luljetaautor Aktualitet, Sociale

Ndryshon e gjithë skema e provimit të më- suesve që janë në pritje për t’u punësuar. Pas centralizimit të punësimeve, të cilat do të monitorohen nga një sistem qendror, e jo nga drejtoritë arsimore në rrethe, edhe testimi do të përqendrohet vetëm në Tiranë.

Po ashtu, nuk do të jetë një datë fikse siç ka ndodhur vitet e kaluara, por disa të tilla në të cilat do të provohen njohuritë e mësuesve, për t’i renditur më pas në listën e punësimeve. Të gjitha këto risi i bën me dije për gazetën drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, Zamira Gjini. Një grup pune po merret me udhëzimin përkatës, që pritet të publikohet brenda pak ditëve dhe që do të saktësojë të gjithë procedurën. Më pas, Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) do të hartojë një plan të detajuar me kalendarin e datave për testimet në të gjitha profilet e mësuesisë.

Skema e re “Provimet e ‘Mësues për Shqipërinë’ do të zhvillohen përgjatë muajit shkurt. Por ndryshe nga vitet e tjera, nuk do të bëhen në një datë, por në data të ndryshme, sipas profileve. Të gjitha do të bëhen në Tiranë dhe duam t’i bëjmë dixhitale. Me këtë rrisim akoma më shumë cilësinë dhe sigurinë e provimit. Shmangim totalisht ndërhyrjet. Kush do, shkon te agjencia, regjistrohet, jep testimin, të cilit i bashkohen dhe pikët e dosjes dhe renditet te portali ‘Mësues për Shqipërinë’, në bazë të të cilit punësohet”, sqaron Gjini.

Provimi për punësim do të zhvillohet i ngjashëm me atë të mësuesve të rinj, që duan të licencohen. Këtë vit nuk do të ketë më një format testimi në letër, por në formë elektronike, me shumë gjasë në ambientet e QSHA-së. “Do të ketë një grafik datash, sipas profileve të më- suesisë. Tani jemi duke bërë gati udhëzimin, të cilin do ta publikojmë shumë shpejt”, shprehet drejtoresha e Arsimit Parauniversitar në MASR. Ndërkohë, mësuesit kanë edhe pak ditë kohë në dispozicion të përgatiten për provimet. Në faqen zyrtare të Institutit të Zhvillimit të Arsimit ata mund të gjejnë 17 programet orientuese, mbi bazën e të cilave do të hartohet provimi.

PUNËSIMET

I gjithë portali i krijuar për punësimin e mësuesve i është nënshtruar ndryshimeve. “Më- sues për Shqipërinë” me emrin e vjetër, por këtë vit me funksione krejt të reja ia lë menaxhimin e punësimit të mësuesve njësisë qendrore, duke shmangur kështu tërë- sisht drejtoritë arsimore. Transparenca dhe efikasiteti janë dy pikat e forta të procesit të punësimit të mësuesve, i cili në bazë të udhëzimit të ministrisë kalon në tri faza: konkurrimi me dosje, testimi dhe përzgjedhja e vendit të punës. Ndërsa e para ka përfunduar që në dhjetor të 2017- ës, tashmë të gjithë kandidatët për mësues presin pikët e testimit, të cilat të mbledhura me ato të dosjes caktojnë rendin e tij në listën e pritjes për profilin që iu përkasin. Këtë vit, që në aplikim, mësuesit vetë mund të zgjedhin vendet e punës për të cilat aplikojnë për të pritur më pas radhën, të cilën ia dikton portali, e nuk varet nga vullneti i drejtuesve të drejtorive apo zonave arsimore. Nga ky vit, gjithçka do të menaxhohet nga portali, i cili harton në mënyrë automatike listën e fituesve bashkë me pikët në rend zbritës nga ato me pikë maksimale deri tek ata me më pak pikë. Të parët në listë janë favoritë për t’u punësuar në rast se krijohet një vend i lirë pune./Panorama

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këngëtarja anullon të gjithë koncertet: Sëmundja e rëndë i ngrin gjakun fansave
Previous article Lefteris Pantazis nxjerr zbuluar Devis Xherahun: Ka bërë operacione plastike

luljetaautor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT